Në nëntor të vitit 2005, Qeveria Shqiptare miratoi Sistemin e Planifikimit të Integruar (SPI), një grup parimesh operative që siguron realizimin, në mënyrë sa më të efektshme dhe të harmonizuar, të planifikimit dhe monitorimit të politikave të qeverisë në tërësi.
Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim 2007-20013 përfaqëson dokumentin themelor strategjik për një zhvillim të qëndrueshëm social-ekonomik të vendit, i ndërthurur me programin për integrim në BE dhe në strukturat e NATO-s, dhe zbatimin e Objektivave të Mijëvjeçarit
Nga bashkërendimi i ndihmës së huaj në Shqipëri, DEBASKON-i i ofron qeverisë një pikë kontakti dhe orientimi për donatorët në lidhje me çështjet strategjike siç përcaktohet në Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim, duke përforcuar kështu rolin udhëheqës të qeverisë në këtë proces.
Më datë 1 Nëntor 2011, Qeveria Shqiptare mbajti tryezën e rrumbullakët Qeveri-Donatorë , bashkë kryesuar nga Ministri për Inovacionin dhe TIK-un, Z. Genc Pollo dhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Z.Alexander Arvizu, në cilësinë e kryetarit të rradhës së Sekretariatit Teknik të Donatorëve. Aktiviteti mblodhi bashkë zyrtarët më të lartë të Qeverisë dhe komunitetit të donatorëve në Shqipëri.
Më 24 tetor 2011, Qeveria e Shqipërisë dhe Kombet e Bashkuara shënuan një hap të rëndësishëm përpara duke nënshkruar programin e ri të bashkëpunimit për periudhën 2012-2016. Programi i ri i kryesuar nga Qeveria shqiptare dhe i bazuar në pikat e forta të 20 agjencive pjesëmarrëse, programeve dhe fondeve të OKB-së, mbështet prioritetet kombëtare dhe sfidat zhvillimore të Shqipërisë në fushat e qeverisjes, shtetit të së drejtës, ekonomisë dhe mjedisit, zhvillimit rajonal e vendor dhe politikave të përfshirjes sociale.
Më 13-15 shtator 2011, në kuadrin e Programit Rajonal për Politikat Gjinore, UN Women Albania në bashkëpunim të ngushtë me Agjencinë Austriake për Zhvillim (ADA), organizoi një vizitë studimore 3-ditore në Vjenë të Austrisë për nëpunësit shtetërorë nga Ministria e Financës, Ministria e Brendshme, Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, si edhe të përfaqësuesve të Departamentit të Bashkërendimit të Strategjive dhe Koordinimin e Ndihmës së Huaj.
Më 10 Qershor 2011, Komiteti Ndërministror i Integrimit diskutoi dy tema të rëndësishme: Raportin e Komisionit Evropian për liberalizmin e vizave në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Planin e Veprimit për zbatimin e 12 Pikave të Bashkimit Evropian.
Konsorciumi Ndërkombëtar, grupi bashkërendues që përfshin ambasada, misione ndërkombëtare dhe organizata joqeveritare që ofrojnë asistencë në fushën e zbatimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri, organizoi takimin e përvitshëm më 19 prill 2011 me temë "Adresimi i rekomandimeve të Opinionit të Komisionit Evropian për Shqipërinë".
Fondi i Besimit të Sistemit të Planifikimit të Integruar (SPI), i cili mbështetet nga shtatë donatorë (Britania e Madhe, Austria, BE, Italia, Holanda, Suedia dhe Zvicra) për të mundësuar që procesi i SPI , metodologjia dhe produktet e tij të kuptohen dhe të zbatohen sa më mirë nga Qeveria, do të përfundojë në fund të shtatorit.
Me ftesë të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, një delegacion me përfaqësues të lartë të Qeverisë Shqiptare kreu një vizitë pune në Republikën Federale të Gjermanisë në datat 9-12 Mars 2011. Vizita pati si qëllim diskutimin dy palësh mbi mbarëvajtjen e projekteve aktualisht në zbatim dhe përgatitjen e konsultimeve teknike e cila parashikohet të organizohet në muajin tetor të këtij viti.
Më 23 shkurt 2011, në Këshillin e Ministrave u zhvillua Analiza Vjetore e Programit Suedez për Zhvillim në Shqipëri. Ambasada suedeze u përfaqësua nga Kryetarja e Bashkëpunimit për Zhvillim dhe Zëvendës-drejtuesja e Ambasadës, Britta Olofsson, si dhe Zyrtarët e Programit Niklas Mattson, Linda Gjermani dhe Rezarta Katuci. Nga ana e saj Qeveria u përfaqësua nga Drejtorja e Departamentit të Bashkërendimit të Strategjive dhe Koordinimit të Ndihmës së Huaj (DEBASKON), Valbona Kuko, dhe Zëvendës-ministra dhe zyrtarë të ministrive përkatëse të linjës, si dhe institucione të tjera qeveritare.
Mbledhja e 11-të e Grupit Mbështetës të SPI u mbajt më 25 janar 2011 në Këshillin e Ministrave. Në të morën pjesë përfaqësues të Ministrive të Financës dhe Integrimit Evropian, DEBASKON, DAP-it, dhe donatorët të cilët kontribuojnë në Fondin e Besimit të SPI. Mbledhja u bashkëdrejtua nga Drejtorja e DEBASKON, Valbona Kuko dhe nga Zëvendës Ministri i Financave, Nezir Haldeda.
Komiteti i Modernizimit të Qeverisë (KMQ), autoriteti më i lartë i politikave, koordinimit dhe vendim-marrjes së Qeverisë, u takua sot me Agjencitë e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri për të diskutuar drejtimin strategjik dhe fushat e mbështetjes së OKB-së për periudhën 2012-2016.Mbledhja shërbeu edhe për analizën e kontributit të OKB-së ndaj axhendes kombetare të zhvillimit.