SPI
Në nëntor të vitit 2005, Qeveria Shqiptare miratoi Sistemin e Planifikimit të Integruar (SPI), një grup parimesh operative që siguron realizimin, në mënyrë sa më të efektshme dhe të harmonizuar, të planifikimit dhe monitorimit të politikave të qeverisë në tërësi.
Lexo më shumë... |

Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim 2007-20013 përfaqëson dokumentin themelor strategjik për një zhvillim të qëndrueshëm social-ekonomik të vendit, i ndërthurur me programin për integrim në BE dhe në strukturat e NATO-s, dhe zbatimin e Objektivave të Mijëvjeçarit
Lexo më shumë... |
Ndihma e Huaj
Nga bashkërendimi i ndihmës së huaj në Shqipëri, DEBASKON-i i ofron qeverisë një pikë kontakti dhe orientimi për donatorët në lidhje me çështjet strategjike siç përcaktohet në Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim, duke përforcuar kështu rolin udhëheqës të qeverisë në këtë proces.
Lexo më shumë... |
|
Botime
01 Nentor, 2011
Për të përmirësuar monitorimin, DEBASKON e ka bërë traditë publikimin e raportit vjetor për ecurinë e ndihmës së huaj. Kjo nismë synon të rrisë transparencën për financimet e huaja dhe të forcojë rolin e Qeverisë në bashkërendimin e ndihmës së huaj. Raporti i Progresit i Ndihmës së Huaj në Shqipëri 2009-2010 përmban një përshkrim analitik të aktivitetit donator në Shqipëri si dhe mbështetjen e tyre për çdo sektor.
Download document
|
01 Gusht, 2011
Udhëzimet për Institucionalizimin e Grupeve Sektoriale të Punës për të forcuar Bashkërendimin e Politikave dhe të Donatorëve në nivel sektori, është një dokument i përgatitur në kuadrin e Projektit "Sistemi i Planifikimit të Integruar financuar nga Fondi Shumëpalësh i Besimit. Këto Udhëzime synojnë të mbështesin GSP-të në organizimin dhe menaxhimin e punës së tyre, si dhe të rrisin efikasitetin e dialogut ndërmjet institucioneve shtetërore dhe donatorëve.
Download document
|

01 Korrik, 2011
Strategjia e Komunikimit të Sistemit të Planifikimit të Integruar synon të ofrojë informacion në mënyrë të strukturuar, të njohë të gjithë aktorët me ecurinë e zbatimit të SPI-së dhe të sqarojë që ky proces është i integruar, dhe se ai është një proces i ndërsjellë për dhënien dhe marrjen e informacionit. Ky dokument përmban informacion të përgjithshëm për proceset e SPI-së dhe strukturat e tij institucionale, si dhe hedh një vështrim për komunikimin e SPI-së që kur u miratua nga Qeveria në vitin 2005.
Download document
|
26 Nentor, 2010
Broshura përmban informata të përgjithshme rreth DEBASKON-it, strukturën e tij, misionin dhe aktivitetet
Download document
|
25 Tetor, 2010
Ky raport eshte pergatitur nga DEBASKON ne emer te Qeverise Shqiptare per te dhene nje panorame te pergjithshme te perpjekjeve te perbashketa ne permiresimin e koordinimit te ndihmes ne Shqiperi.
Download document
|
28 Dhjetor, 2009
Raporti i Progresit 2008 paraqet ecurinë dhe rezultatet e politikave themelore të qeverisë për vitin 2008, bazuar në treguesit e nivelit të lartë të paraqitur në Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim 2007-2013 (SKZHI).
Download document
|
08 Dhjetor, 2009
Raporti i Progresit 2008 i Ndihmës së Huaj përmban një përshkrim analitik të aktivitetit donator në Shqipëri si dhe mbështetjen e tyre për çdo sektor që nga viti 2000.
Download document
|
11 Nentor, 2009
Publikuar në nëntor 2009, PVH-ja është një dokument i përgatitur nga DEBASKON në bashkëpunim me STD, që përfshin një analizë të thellë të situatës në vend, në kontekstin e zbatimit të Deklaratës së Parisit dhe përcakton veprimet praktike që duhen ndjekur për të arritur përmirësime të konsiderueshme në efektivitetin e ndihmës së huaj.
Download document
|
20 Prill, 2009
Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim (SKZHI) 2007-2013, u miratua nga Këshilli i Ministrave më 12 mars 2008. SKZHI-ja bazohet në 37 strategji sektoriale dhe ndërsektoriale.
Download document
|
16 Prill, 2009
Një proces i mirë planifikimi çon në vlerësim më të mirë të parasë. Programi Buxhetor Afatmesëm (PBA) është element thelbësor i Sistemit të Planifikimit të Integruar (SPI).
Download document
|
15 Prill, 2009
Monitorimi i performancës do të thotë Llogaridhënia Publike. Qëllimi i monitorimit ka kaluar nga kontrolli i bashkëpunimit të ministrisë në sigurimin e përmbushjes së objektivave të performancës nga ana e qeverisë.
Download document
|
15 Prill, 2009
Integrimi Evropian është prioriteti më i lartë në agjendën politike të Qeverisë së Shqipërisë.
Duke u bërë pjesë e familjes së BE-së dhe NATO-s, Shqipëria do të zërë vendin që i takon
Download document
|
15 Prill, 2009
Nga Koordinimi drejt Dialogut së Politikave Qeveri-Donatorë, një drejtëpeshim më i madh i ndihmës së huaj në përparësitë strategjike kombëtare dhe procesin e planifikimit të buxhetit, është një objektiv kryesor i SPI-së së re të Qeverisë së Shqipërisë
Download document
|
09 Prill, 2009
Departamenti i Strategjisë dhe Koordinimit të Donatorëve ka nxjerrë manualin e ri SPI i cili përmban informata të përgjithshme rreth SPI-së, proceset e SPI-së dhe përparimin e bërë deri tani
Download document
|
15 Dhjetor, 2008
Qëllimi i këtij vlerësimi ad hoc të hartuar nga një grup konsulentësh, është shqyrtimi i Koordinimit të Ndihmës së huaj në Kroaci, Turqi dhe Shqipëri dhe në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë. Ky raport është përgatitur gjatë muajve prill dhe tetor 2008, dhe kamarrë parasysh zhvillimet në vendet nën vlerësim deri në korrik 2008.
Download document
|
01 Dhjetor, 2008
Raporti i Progresit të SKZHI 2006-2007 është një përbërës i rëndësishëm i sistemit të monitorimit për zbatimin e Sistemit të Planifikimit të Integruar (SPI) që është duke
u zbatuar që nga viti 2005.
Download document
|
01 Nentor, 2008
Në përmbushjen e funksionit të tij, si strukturë qendrore në koordinimin dhe monitorimin e progresit të ndihmës të huaj në vend, Departamenti i Bashkërendimit të Strategjive dhe Koordinimit të Ndihmës së huaj ka përgatitur këtë Analizë, e cila është bazuar kryesisht
në të dhënat e financimeve të donatorëve të huaj për periudhën 2000-2008.
Download document
|
01 Prill, 2008
DEBASKON-i ka përgatitur për herë të parë në prill 2008 Dokumentin e Orientimit të Ndihmës së huaj (DONH).
Ky dokument orientimi mbështet këndvështrimin e qeverisë për rolin që ka ndihma e huaj
në zhvillimin e Shqipërisë, dhe përparësitë e Ndihmës së Huaj në të ardhmen, gjatë
periudhës 2008-2013 në bazë të Strategjisë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim (SKZHI).
Download document
|
01 Mars, 2008
Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim (SKZHI) 2007-2013 dhe u miratua me Vendim të Këshillit të Ministrave në mars 2008. SKZHI bazohet në 37 strategji sektoriale dhe ndërsektoriale.
Download document
|
|
|