SPI

Në nëntor të vitit 2005, Qeveria Shqiptare miratoi Sistemin e Planifikimit të Integruar (SPI), një grup parimesh operative që siguron realizimin, në mënyrë sa më të efektshme dhe të harmonizuar, të planifikimit dhe monitorimit të politikave të qeverisë në tërësi.

Lexo më shumë...

skzhi

Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim 2007-20013 përfaqëson dokumentin themelor strategjik për një zhvillim të qëndrueshëm social-ekonomik të vendit, i ndërthurur me programin për integrim në BE dhe në strukturat e NATO-s, dhe zbatimin e Objektivave të Mijëvjeçarit

Lexo më shumë...

Ndihma e Huaj

Nga bashkërendimi i ndihmës së huaj në Shqipëri, DEBASKON-i i ofron qeverisë një pikë kontakti dhe orientimi për donatorët në lidhje me çështjet strategjike siç përcaktohet në Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim, duke përforcuar kështu rolin udhëheqës të qeverisë në këtë proces.

Lexo më shumë...
Faqe Kryesore - Ndihma e Huaj - Deklarata e Parisit

Deklarata e Parisit

Shqipëria ka miratuar Deklaratën e Parisit mbi Efikasitetin e Ndihmës. Qeveria është e angazhuar të udhëheqë përparimin drejt veprimeve prioritare të identifikuara, duke marrë parasysh rekomandimet e Raportit analitik 2008 mbi Monitorimin, Deklaratën e Parisit dhe Agjendën e Accra-s për Veprim. Harmonizimi i Planit të Veprimit në arritjen e objektivave të Deklaratës së Parisit mbi efikasitetin e Ndihmës në Shqipëri po përgatitet bashkërisht nga DEBASKON-i dhe nga Sekretariati Teknik i Donatorëve (STD). DEBASKON-i vepron si një pikë kontakti për analizimin e OECD/DAC bazuar në Deklaratën Parisit. Analizat e 2006-ës dhe të 2008-ës u realizuan me sukses nga Qeveria e Shqipërisë (Koordinatorët Kombëtarë) në bashkëpunim të ngushtë me Sekretariatin Teknik të Donatorëve (Pikë kyçe e Donatorëve).
 
 
Raporti Progresit i PVH 2009-2010
Raporti Progresit i PVH 2009-2010
Shkarko Dokumentin
Plani i Veprimit per Harmonizim(PVH)
Plani i Veprimit per Harmonizim(PVH)
Publikuar në nëntor 2009, PVH-ja është një dokument i përgatitur nga DEBASKON në bashkëpunim me STD, që përfshin një analizë të thellë të situatës në vend, në kontekstin e zbatimit të Deklaratës së Parisit dhe përcakton veprimet praktike që duhen ndjekur për të arritur përmirësime të konsiderueshme në efektivitetin e ndihmës së huaj.
Shkarko Dokumentin
2008 Anketa mbi Monitorimin e Deklarates se Parisit- OECD
2008 Anketa mbi Monitorimin e Deklarates se Parisit- OECD
Shkarko Dokumentin
2006 Anketa e Deklarates se Parisit
2006 Anketa e Deklarates se Parisit
Shkarko Dokumentin