SPI

Në nëntor të vitit 2005, Qeveria Shqiptare miratoi Sistemin e Planifikimit të Integruar (SPI), një grup parimesh operative që siguron realizimin, në mënyrë sa më të efektshme dhe të harmonizuar, të planifikimit dhe monitorimit të politikave të qeverisë në tërësi.

Lexo më shumë...

skzhi

Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim 2007-20013 përfaqëson dokumentin themelor strategjik për një zhvillim të qëndrueshëm social-ekonomik të vendit, i ndërthurur me programin për integrim në BE dhe në strukturat e NATO-s, dhe zbatimin e Objektivave të Mijëvjeçarit

Lexo më shumë...

Ndihma e Huaj

Nga bashkërendimi i ndihmës së huaj në Shqipëri, DEBASKON-i i ofron qeverisë një pikë kontakti dhe orientimi për donatorët në lidhje me çështjet strategjike siç përcaktohet në Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim, duke përforcuar kështu rolin udhëheqës të qeverisë në këtë proces.

Lexo më shumë...

Aktivitete

Më  datë  1 Nëntor 2011 u mbajt “Tryeza  e Rrumbullakë t Qeveri-Donatorë ” e kryesuar nga Ministri për Inovacionin dhe TIK-un , Z. Genc Pollo 01 Nentor, 2011
Më datë 1 Nëntor 2011, Qeveria Shqiptare mbajti tryezën e rrumbullakët Qeveri-Donatorë , bashkë kryesuar nga Ministri për Inovacionin dhe TIK-un, Z. Genc Pollo dhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Z.Alexander Arvizu, në cilësinë e kryetarit të rradhës së Sekretariatit Teknik të Donatorëve. Aktiviteti mblodhi bashkë zyrtarët më të lartë të Qeverisë dhe komunitetit të donatorëve në Shqipëri.
Qeveria shqiptare dhe Kombet e Bashkuara nënshkruajnë Programin e ri të Bashkëpunimit 24 Tetor, 2011
Më 24 tetor 2011, Qeveria e Shqipërisë dhe Kombet e Bashkuara shënuan një hap të rëndësishëm përpara duke nënshkruar programin e ri të bashkëpunimit për periudhën 2012-2016. Programi i ri i kryesuar nga Qeveria shqiptare dhe i bazuar në pikat e forta të 20 agjencive pjesëmarrëse, programeve dhe fondeve të OKB-së, mbështet prioritetet kombëtare dhe sfidat zhvillimore të Shqipërisë në fushat e qeverisjes, shtetit të së drejtës, ekonomisë dhe mjedisit, zhvillimit rajonal e vendor dhe politikave të përfshirjes sociale.
Të mësosh për Buxhetimin Gjinor në Austri 15 Shtator, 2011
Më 13-15 shtator 2011, në kuadrin e Programit Rajonal për Politikat Gjinore, UN Women Albania në bashkëpunim të ngushtë me Agjencinë Austriake për Zhvillim (ADA), organizoi një vizitë studimore 3-ditore në Vjenë të Austrisë për nëpunësit shtetërorë nga Ministria e Financës, Ministria e Brendshme, Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, si edhe të përfaqësuesve të Departamentit të Bashkërendimit të Strategjive dhe Koordinimin e Ndihmës së Huaj.

Aktivitete te tjera...

Botimet e Fundit

Dialogu Qeveri-Donatorë, Nr. 54 30 Nentor, 2011
Botimi Nr. 54, Nëntor 2011 Një përpjekje e përbashkët e Departamentit të Bashkërendimit të Strategjive dhe Koordinimit të Donatorëve dhe Sekretariatit Teknik të Donatorëve
Ndihma e Huaj në Shqipëri- Raporti i Progresit 2009-2010 01 Nentor, 2011
Për të përmirësuar monitorimin, DEBASKON e ka bërë traditë publikimin e raportit vjetor për ecurinë e ndihmës së huaj. Kjo nismë synon të rrisë transparencën për financimet e huaja dhe të forcojë rolin e Qeverisë në bashkërendimin e ndihmës së huaj. Raporti i Progresit i Ndihmës së Huaj në Shqipëri 2009-2010 përmban një përshkrim analitik të aktivitetit donator në Shqipëri si dhe mbështetjen e tyre për çdo sektor.
Dialogu Qeveri-Donatorë, Nr. 53 31 Tetor, 2011
Botimi Nr. 53, Shtator-Tetor 2011 Një përpjekje e përbashkët e Departamentit të Bashkërendimit të Strategjive dhe Koordinimit të Donatorëve dhe Sekretariatit Teknik të Donatorëve
Botime te tjera...