SPI

Në nëntor të vitit 2005, Qeveria Shqiptare miratoi Sistemin e Planifikimit të Integruar (SPI), një grup parimesh operative që siguron realizimin, në mënyrë sa më të efektshme dhe të harmonizuar, të planifikimit dhe monitorimit të politikave të qeverisë në tërësi.

Lexo më shumë...

skzhi

Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim 2007-20013 përfaqëson dokumentin themelor strategjik për një zhvillim të qëndrueshëm social-ekonomik të vendit, i ndërthurur me programin për integrim në BE dhe në strukturat e NATO-s, dhe zbatimin e Objektivave të Mijëvjeçarit

Lexo më shumë...

Ndihma e Huaj

Nga bashkërendimi i ndihmës së huaj në Shqipëri, DEBASKON-i i ofron qeverisë një pikë kontakti dhe orientimi për donatorët në lidhje me çështjet strategjike siç përcaktohet në Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim, duke përforcuar kështu rolin udhëheqës të qeverisë në këtë proces.

Lexo më shumë...
Faqe Kryesore - Lajme - Aktivitete

Firmoset Memorandumi i Mirëkuptimit për ndarjen e punës midis donatorëve të BE-së në Shqipëri

img_0295

 

Më 31 maj 2010 në ambientet e Këshillit të Ministrave u firmos mes Qeverisë së Shqipërisë dhe Qeverive të vendeve Evropiane, Memorandumi i Mirëkuptimit për Iniciativën Pista e Shpejtë mbi Ndarjen e Punës ( Fast Tracking of Division of Labour). Vendet pjesëmarrës në këtë iniciativë të përfaqësuar nga ambasadorët përkatës në Shqipëri Sh.T.Z. Saba D'ELIA, Ambasador i Italisë, Sh.T.Z. Florian RAUNIG, Ambasador i Austrisë, Sh. T. Znj. Yvana ENZLER Ambasadore e Zvicrës, Sh.T.Z. Helmuth LOHAN, Kreu i Delegacionit të BE-së, Znj.Elisabeth STAM, e Ngarkuara me Punë e Ambasadës Suedeze, në Tiranë, ishin firmëtarët e Memorandumit, kurse në emër të Qeverisë Shqiptare firmosi Ministri për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e Komunikimit Z. Genc POLLO.

Kjo iniciativë është ndërmarrë në shkurt 2009 dhe qëllimi i saj është të ndihmojë në koordinimin e ndihmës së huaj midis donatorëve të Bashkimit Evropian në Shqipëri, si dhe zbatimin e Kodit mbi Sjelljen dhe Ndarjen e Punës, kod që është adoptuar nga Këshilli i Ministrave në maj 2007. Pas një pune të përbashkët të kryer në këtë periudhë u arrit një marrëveshje mbi rolet dhe përgjegjësitë e donatorëve evropianë në këtë kontekst.

Gjithashtu përcaktimi i një donatori lider në secilin sektor u arrit nëpërmjet shprehjes së interesit nga ana e donatorëve duke marrë parasysh angazhimin e tyre në atë sektor.

Firmosja e këtij memorandumi zyrtarizon zbatimin e kësaj iniciative dhe rritjen e mëtejshme të efektivitetit të ndihmës së huaj për një zhvillim të orientuar drejt rezultateve.

Gjatë ceremonisë së nënshkrimit të Memorandumit Ministri Pollo tha: “ Nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit ka për qëllim ndër të tjera përmirësimin e koordinimit të përpjekjeve tona si dhe rritjen e efektivitetit të ofrimit të ndihmës së huaj, si dhe shënon fazë n e zbatimit për Pistën e Shpejtë mbi Ndarjen e Punës . Unë do të doja të theksoja se duke marrë parasysh specifikat e ndihmës së huaj në disa sektorë dhe aktorët e përfshirë, ndarja e punës duhet të marrë në konsideratë gjithashtu rolin aktiv të disa donatorëve jo-përfaqësues të BE-së, me qëllim shmangien e dyfishimit (dublikatave) dhe rritjen e efektivitetit të përpjekjeve tona të përbashkëta.

Ndër detyrat e caktuara grupit të përbashkët të punës është kryerja me sukses e përgatitjes së pyetësorit për të paraqitur situatën e përgjithshme të mbështetjes së donatorëve në sektorë të ndryshëm, si dhe marrëveshjet e ndryshme mbi rolet dhe përgjegjësitë e donatorëve evropianë pjesëmarrës.”

Në fund të fjalës së tij Ministri Pollo falenderoi grupin e punës, Departamentin e Bashkërendimit të Strategjive dhe të Koordinimit të Donatorëve (DEBASKON) dhe përfaqësuesit e donatorëve, për punën e kryer, që e bënë Pistën e Shpejtë mbi Ndarjen e Punës një realitet në Shqipëri. Në mënyrë të veçantë Ministri përgëzoi Zyrën Italiane të Bashkëpunimit për Zhvillim në Tiranë, z. Flavio Lovisolo dhe znj. Serena Vitale për drejtimin e diskutimeve në këtë temë.

 

Memorandum of Understanding FTI-DoL, signed on 31 May 2010