SPI

Në nëntor të vitit 2005, Qeveria Shqiptare miratoi Sistemin e Planifikimit të Integruar (SPI), një grup parimesh operative që siguron realizimin, në mënyrë sa më të efektshme dhe të harmonizuar, të planifikimit dhe monitorimit të politikave të qeverisë në tërësi.

Lexo më shumë...

skzhi

Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim 2007-20013 përfaqëson dokumentin themelor strategjik për një zhvillim të qëndrueshëm social-ekonomik të vendit, i ndërthurur me programin për integrim në BE dhe në strukturat e NATO-s, dhe zbatimin e Objektivave të Mijëvjeçarit

Lexo më shumë...

Ndihma e Huaj

Nga bashkërendimi i ndihmës së huaj në Shqipëri, DEBASKON-i i ofron qeverisë një pikë kontakti dhe orientimi për donatorët në lidhje me çështjet strategjike siç përcaktohet në Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim, duke përforcuar kështu rolin udhëheqës të qeverisë në këtë proces.

Lexo më shumë...
Faqe Kryesore - SPI - SPI-Fondi i Besimit

Fondi i Besimit i SPI-së

Në mënyrë që procesi SPI, metodologjia dhe produktet e tij të kuptohen dhe të zbatohen sa më mirë në të gjitha hallkat e qeverisë, është krijuar një Fond Besimi i SPI-së me angazhime nga donatorë të ndryshëm dhe nga i cili mund të përfitojnë të gjitha ministritë e linjës. Fondi i Besimit Multi-donator menaxhohet nga Banka Botërore dhe synon ndërtimin e kapaciteteve mbështetëse për zbatimin e SPI-së.


Ky Fond i Besimit financon disa komponentë të projektuar për të ndërtuar dhe për të forcuar kapacitetet në agjencitë e ndryshme qeveritare për zbatimin e Sistemit të Planifikimit të Integruar duke siguruar zhvillimin në mënyrë të integruar të politikave dhe të proceseve thelbësore financiare të Qeverisë. Këto procese thelbësore janë: Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim (SKZHI), Programi Buxhetor Afatmesëm (PBA), Integrimi i Marrëveshjes së Stabilizimit dhe Asociimit në Planifikimin Strategjik dhe Procesin e Buxhetimit; dhe forcimi i menaxhimit të Investimeve Publike dhe koordinimit të Donatorëve. Programi ndihmon për të mbështetur zbatimin me efikasitet të parimeve të SPI-së në të gjitha hallkat e qeverisë. Kjo do të realizohet deri në ndërtimin e kapaciteteve të mjaftueshme dhe të qëndrueshme në ministritë e linjës për të marrë pjesë plotësisht në SPI.

 

Shtyp këtu për të shkarkuar dokumentin e plotë (në gjuhën angleze)