SPI

Në nëntor të vitit 2005, Qeveria Shqiptare miratoi Sistemin e Planifikimit të Integruar (SPI), një grup parimesh operative që siguron realizimin, në mënyrë sa më të efektshme dhe të harmonizuar, të planifikimit dhe monitorimit të politikave të qeverisë në tërësi.

Lexo më shumë...

skzhi

Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim 2007-20013 përfaqëson dokumentin themelor strategjik për një zhvillim të qëndrueshëm social-ekonomik të vendit, i ndërthurur me programin për integrim në BE dhe në strukturat e NATO-s, dhe zbatimin e Objektivave të Mijëvjeçarit

Lexo më shumë...

Ndihma e Huaj

Nga bashkërendimi i ndihmës së huaj në Shqipëri, DEBASKON-i i ofron qeverisë një pikë kontakti dhe orientimi për donatorët në lidhje me çështjet strategjike siç përcaktohet në Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim, duke përforcuar kështu rolin udhëheqës të qeverisë në këtë proces.

Lexo më shumë...
Faqe Kryesore - Lajme - Aktivitete

Forumi i Nivelit të Lartë të ACCRA-s mbi Efektivitetin e Ndihmes së Huaj 2-4 shtator 2008

Mbi 1200 përfaqësues të qeverive të vendeve ndihmës-marrëse, institucioneve donatore, fondacioneve, parlamenteve, dhe organizatave të shoqërisë civile mblidhen sot këtu në Forumin e tretë të Nivelit të Lartë (HLF) mbi Efikasitetin e Ndihmës, një konferencë tri-ditore mbi përmirësimin e cilësisë dhe ndikimit të Ndihmës e cila u zhvillua në Accra, Gana nga datat 2 deri më 4 shtator 2008. Delegacioni nga QSH drejtohej nga zëvendësministri i financave z. Sherefedin Shehu. Drejtorja e DEBASKON-it, znj. Albana Vokshi mori pjesë si përfaqësuese e DEBASKON-it.

HLF u organizua në nivel mbledhjesh plenare, me 9 tryeza të rrumbullakëta (mbi 5 dimensionet e Deklaratës së Parisit dhe çështjeve të tjera përkatëse), një treg idesh dhe ngjarjesh anësore. Znj. Vokshi ishte eksperte në tryezën e rrumbullakët mbi Pronësinë. Ajo paraqiti rastin e Shqipërisë dhe përparimin e saj në dimensionin e parë të Deklaratës së Parisit, Pronësia. Një poster me të njëjtën temë u përgatit dhe u fut në tregun e ideve, ku qenë vendosur edhe postera nga vende të ndryshme, si dhe nga organizatat donatore.

HLF përfundoi me miratimin e Marrëveshjes për Veprim të Accra-s (AAA), që rikonfirmon angazhimet e marra në Deklaratën e Parisit dhe në Agjendën për Veprim Accra. Të gjitha palët ranë dakord për veprime konkrete dhe të monitoruara për të përshpejtuar përparimin dhe për t’i përmbushur këto angazhime deri në vitin 2010.

Për të shqyrtuar dokumentet nga Accra HLF, lutemi të vizitoni faqen web: http://www.accrahlf.net/.

 
 
 
 
02.09.2008