SPI

Në nëntor të vitit 2005, Qeveria Shqiptare miratoi Sistemin e Planifikimit të Integruar (SPI), një grup parimesh operative që siguron realizimin, në mënyrë sa më të efektshme dhe të harmonizuar, të planifikimit dhe monitorimit të politikave të qeverisë në tërësi.

 Lexo me shume...

skzhi

Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim 2007-20013 përfaqëson dokumentin themelor strategjik për një zhvillim të qëndrueshëm social-ekonomik të vendit, i ndërthurur me programin për integrim në BE dhe në strukturat e NATO-s, dhe zbatimin e Objektivave të Mijëvjeçarit

Lexo me shume...

Ndihma e Huaj

Nga bashkërendimi i ndihmës së huaj në Shqipëri, DEBASKON-i i ofron qeverisë një pikë kontakti dhe orientimi për donatorët në lidhje me çështjet strategjike siç përcaktohet në Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim, duke përforcuar kështu rolin udhëheqës të qeverisë në këtë proces.

Lexo më shumë...
Faqe Kryesore - Lajme - Lajme Flash

Hapet faza e dytë e aplikimit për projektet ORIO

Faza e dytë e aplikimeve për programin ORIO për këtë vit është hapur dhe formulari i aplikimit gjendet tani në faqen e internetit http://www.orio.nl/ . Thirrja për projekte do të mbyllet në 16 nëntor 2009 ora 17:00. Shqipëria kualifikohet për progragim ORIO dhe sektorët prioritarë këtë fazë janë:

 

  • Uji/Menaxhimi i ujit
  • Mjedisi
  • Energjia dhe
  • Transporti detar

 

ORIO, i financuar nga Ministria Hollandeze e Bashkëpunimit për Zhvillim, mbështet qeveritë në vendet në zhvillim që të përfundojë projektet në bashkëpunim edhe me biznesin ndërkombëtar. Përveç mungesës së burimeve, vendet në zhvillim shpesh vuajnë nga mungesa e eksperiencës në projektet e mëdha që përfshijnë ujin e pijshëm, sistemin e kanalizimeve, mbrojtjen e mjedisit, tranportin, energjinë, projektet e inxhinierisë civile, kujdesin shëndetësor dhe arsimin. ORIO mbulon një pjesë të financimit që u mundëson qeverive lokale blerjen e të mirave materiale, si dhe trajnimin me njohuritë dhe aftësitë e nevojshme. Programi kontribuon në zhvillimin, zbatimin (ndërtimin dhe/ose zgjerimin), operimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës në vendet në zhvillim. Broshurat janë dërguar dhe mund t’u dërgohen lehtësisht ministrive të linjës. Këto materiale informimi, ku përfshihen rregullat e ORIO-s gjenden edhe tek faqja e internetit të ORIO-s.