IFAD dhe UNIDO i bashkohen Programit Një-OKB
Zëvendëskryeministri z. Genc Pollo, dhe Koordinatori i Përhershëm i Një-OKB, Znj. Gülden Türkoz-Cosslett nënshkroi sot një shtesë në programin Një-OKB për Shqipërinë, i cili përfshin tani dy agjenci të reja të OKB-së: Organizata e OKB-së për Zhvillimin Industrial (UNIDO) dhe Fondit Ndërkombëtar për zhvillimin e Agrikulturës (IFAD) krahas agjencive të tjera pjesëmarrëse. Puna e këtyre dy agjencive do të përputhet me zhvillimet e përgjithshme të ndihmës së huaj të ofruar nga programi Një-OKB në Shqipëri.
UNIDO, në bashkëpunim me Programin Për Mjedisin të OKB-së (UNEP), do të prezantojnë Programin e Përbashkët mbi Produktin e Pastër. Projekti parashikon krijimin e një Qendre Ndërkombëtare për Produktin e Pastër në Shqipëri, duke synuar një përqasje praktike efektive për zgjidhjen e problemeve të ndotjes dhe trajtimit të mbetjeve si dhe për përdorimin jo efektiv të burimeve natyrore nga industritë dhe organizata të tjera.
Puna e IFAD-it në Shqipëri fokusohet kryesisht në zhvillimin e zonave malore. Në fillim të këtij viti, IFAD nënshkroi një marrëveshje huaje me rreth $9.2 milionë me Qeverinë e Shqipërisë. Huanë e fitoi projekti “Malet drejt tregut”, që përfshin kryesisht zonat e Shkodrës, Lezhës, Kukësit, dhe Dibrës.
Përfshirja e këtyre dy agjencive të OKB-së shënon hapin e parë të madh drejt zgjerimit të programit Një-OKB që kur u nënshkrua në tetor 2007. Kjo erdhi si pasojë e një rishikimi të susksesshëm që Qeveria e Shqipërisë i bëri progresit të programit Një-OKB në vitin e parë të tij. Sot, programi Një-OKB mbulon mbi 80% të punës së OKB-së në vend dhe përfshin 14 agjenci: UNDP, UNICEF, UNFPA, UNIFEM, UNAIDS, UNV, WHO, UNHCR, ILO, UNEP, UNESCO, FAO, UNIDO, dhe IFAD.