Komiteti i Planifikimit Strategjik (KPS) zhvilloi dy takime gjatë muajit gusht 2009
Takimi i 29-të i KPS-së i cili u zhvillua më 19 gusht 2009 diskutoi listën e projekteve prioritare që do të aplikojnë për financime në kuadrin e programimit IPA 2010. Kryeministri Berisha ritheksoi rëndësinë e ndihmës së IPA-s për Shqipërinë duke përmendur që për periudhën trevjeçare 2009-2011 do të alokohen rreth 269.4 milionë Euro. Puna për përgatitjen e IPA 2010 dhe identifikimin e projekteve ka filluar herët në Maj 2009 e koordinuar nga Ministria e Integrimit në bashkëpunim me DEBASKON dhe Ministritë e Linjës. KPS miratoi në parim projektet prioritare të cilat do të diskutohen më pas gjatë negociatave me KE që do të zhvillohen në shtator-tetor 2009. Ndërsa në takimin e 30-të të KPS-së të mbajtur në 26 gusht 2009 u aprovua Kuadri Makro i Rishikuar 2000-2012. Kuadri i rishikuar konsiston në përditësimin e indikatorëve fiskale makroekonomike gjatë vitit 2008 dhe shtatë muajve të parë të vitit 2009, si dhe përditësimin e parashikimit të indikatorëve fiskalë dhe makroekonomikë.