SPI

Në nëntor të vitit 2005, Qeveria Shqiptare miratoi Sistemin e Planifikimit të Integruar (SPI), një grup parimesh operative që siguron realizimin, në mënyrë sa më të efektshme dhe të harmonizuar, të planifikimit dhe monitorimit të politikave të qeverisë në tërësi.

Lexo më shumë...

skzhi

Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim 2007-20013 përfaqëson dokumentin themelor strategjik për një zhvillim të qëndrueshëm social-ekonomik të vendit, i ndërthurur me programin për integrim në BE dhe në strukturat e NATO-s, dhe zbatimin e Objektivave të Mijëvjeçarit

Lexo më shumë...

Ndihma e Huaj

Nga bashkërendimi i ndihmës së huaj në Shqipëri, DEBASKON-i i ofron qeverisë një pikë kontakti dhe orientimi për donatorët në lidhje me çështjet strategjike siç përcaktohet në Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim, duke përforcuar kështu rolin udhëheqës të qeverisë në këtë proces.

Lexo më shumë...
Faqe Kryesore - Lajme - Aktivitete

Komiteti i Modernizimit të Qeverisë rishqyrton programin “Një OKB”

gmc-3-nov09Komiteti i Modernizimit të Qeverisë (KMQ), autoriteti më i lartë i politik-bërjes, koordinimit dhe vendimmarrjes së qeverisë për nismën “Një OKB” u takua sot me agjencitë e Kombeve të Bashkuara për të vlerësuar dy vitet e para të zbatimit të programit “Një OKB”, për të përcaktuar sfidat dhe planet e ardhshme për ciklin programues pasardhës.

Ministri i Shtetit, z. Genc Pollo, kryetar i KMQ-së, në fjalën e tij nënvizoi progresin e arritur që nga nënshkrimi i Programit Një OKB në vitin 2007. Midis të tjerash ai theksoi: “Prioritetet e përfshira në programin “Një OKB” janë të një rëndësie të veçantë për vendin tonë dhe shpreh bindjen se projektet që po zbatohen në kuadër të tij janë në përputhje të plotë me prioritetet e vendit të përfshira në Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim, si dhe strategjitë sektoriale e nënsektoriale.

Z. Pollo gjithashtu theksoi se “Fondi i Koherencës së OKB-së, një fond i përbashkët besimi i qeverisë shqiptare dhe OKB-së, ka rritur transparencën e shpërndarjes së të ardhurave dhe ka bere qe qeveria te kete nje rol te fuqishem udheheqes ne drejtim te aktiviteteve dhe punes se OKB-se ne Shqiperi.

Znj. Gluden Turkoz -Cosslett, Përfaqësuesja e Përhershme e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri diskutoi benefitet e agjencive të OKB-së që punojnë sëbashku nën një program strategjik të OKB-së, duke ju përgjigjur përparësive të zhvillimit kombëtar dhe qëllimeve për integrim në BE. Ajo shprehu shkurtimisht mundësitë dhe sfidat që janë hasur gjatë zbatimit të programit.

Ajo falenderoi Ministrin Pollo dhe qeverinë e Shqipërisë për lidershipin e tyre të fortë dhe përkushtimin në zbatimin e programit.

Znj. Turkoz-Cosslett gjithashtu theksoi se programi “Një OKB” në Shqipëri po kontribuon në ndryshimet e mënyrës se si punon OKB në nivel global dhe po kujdeset për zgjerimin e reformave në familjen e OKB-së. Ajo vijoi duke falenderuar komunitetin e donatorëve që kanë mbështetur këtë program.

Ministra nga ministri të ndryshme të linjës të përfshira në zbatimin e programit “Një OKB”, gjithashtu morën pjesë në takim dhe theksuan se Ndryshimt Klimatike, Zhvillimi i Kapaciteteve dhe Përfshirja Shoqërore janë fusha ku OKB duhet të vazhdojë të përqendrojë punën e saj gjatë ciklit të ardhshëm programues.

Nisma “Një OKB” ka parë një ndryshim në mënyrën se si punon OKB. Tetë programe të reja të përbashkëta kanë filluar që nga viti 2007.