SPI

Në nëntor të vitit 2005, Qeveria Shqiptare miratoi Sistemin e Planifikimit të Integruar (SPI), një grup parimesh operative që siguron realizimin, në mënyrë sa më të efektshme dhe të harmonizuar, të planifikimit dhe monitorimit të politikave të qeverisë në tërësi.

Lexo më shumë...

skzhi

Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim 2007-20013 përfaqëson dokumentin themelor strategjik për një zhvillim të qëndrueshëm social-ekonomik të vendit, i ndërthurur me programin për integrim në BE dhe në strukturat e NATO-s, dhe zbatimin e Objektivave të Mijëvjeçarit

Lexo më shumë...

Ndihma e Huaj

Nga bashkërendimi i ndihmës së huaj në Shqipëri, DEBASKON-i i ofron qeverisë një pikë kontakti dhe orientimi për donatorët në lidhje me çështjet strategjike siç përcaktohet në Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim, duke përforcuar kështu rolin udhëheqës të qeverisë në këtë proces.

Lexo më shumë...
Faqe Kryesore - Lajme - Aktivitete

Konferenca mbi prezantimin e Strategjisë së Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit

Konferenca mbi prezantimin e Strategjisë së Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit u mbajt më 17 qershor 2009 në hotel Tirana. Konferenca u drejtua nga Zevendëskryeministri Z. Genc Pollo  dhe u moderua nga Znj.Valbona Kuko, Drejtore e Njësisë së Koordinimit të Ndihmës së Huaj në DEBASKON.
Qëllimi i konferencës ishte të konsultonte dokumentin me të gjitha grupet e interesit.

Ambasadori Italian, Z.Saba D'ELIA  dhe Koordinatori i Përhershëm i OKB-së Znj. Gülden Türkoz-Cosslett  falënderoi Qeverinë Shqiptare për hapat e rëndësishëm drejt konsolidimit të këtij dokumenti të rëndësishëm për zhvillimin e shkencës dhe teknologjisë në vend. 

E koordinuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës(MASH) dhe e ndihmuar nga UNESCO (Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën) dhe nga konsulentët e saj, strategjia ndërsektotriale është hartuar bi bazën e konsultimeve dhe takimeve me përfaqësues nga ministritë dhe komunitetit shkencor. Strategjia Ndërsektoriale e Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (SSTI) është dokumenti i parë i këtij lloji që përbën një plaftormë afatgjatë për zhvillimin, kërkimin shkencor dhe inovacionin në vend për periudhën 2009-2015.  Një strategji efekive për shkencën është e nevojshme në kuadrin e masave të tjera në mbështetje të modernizimit të ekonomisë. Strategjia është miratuar nga Këshilli i Ministrave.  

 

Drafet përfundimtare mund të shkarkohen këtu: