SPI

Në nëntor të vitit 2005, Qeveria Shqiptare miratoi Sistemin e Planifikimit të Integruar (SPI), një grup parimesh operative që siguron realizimin, në mënyrë sa më të efektshme dhe të harmonizuar, të planifikimit dhe monitorimit të politikave të qeverisë në tërësi.

Lexo më shumë...

skzhi

Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim 2007-20013 përfaqëson dokumentin themelor strategjik për një zhvillim të qëndrueshëm social-ekonomik të vendit, i ndërthurur me programin për integrim në BE dhe në strukturat e NATO-s, dhe zbatimin e Objektivave të Mijëvjeçarit

Lexo më shumë...

Ndihma e Huaj

Nga bashkërendimi i ndihmës së huaj në Shqipëri, DEBASKON-i i ofron qeverisë një pikë kontakti dhe orientimi për donatorët në lidhje me çështjet strategjike siç përcaktohet në Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim, duke përforcuar kështu rolin udhëheqës të qeverisë në këtë proces.

Lexo më shumë...
Faqe Kryesore - Lajme - Deklarata per Shtyp

Konferencë për të diskutuar koordinimin e donatorëve në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi, 2-3 prill, Tiranë

Qeveria shqiptare dhe Komisioni Evropian organizojnë së bashku një konferencë mbi "Koordinimin e donatorëve në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi", e cila do të mbahet në datën 2-3 prill 2009 në Tiranë. Rreth 200 pjesëmarrës të interesuar do të diskutojnë mbi përmirësimet e mundshme dhe koordinimin më të mirë të aktiviteteve të tyre .
 
conf-big

Qëllimi i Konferencës është të evidentojë progresin e bërë në përmirësimin e koordinimit të donatorëve, shkëmbimin e përvojave më të mira, adresimin e mangësive që mbeten dhe dhënien e rekomandimeve praktike lidhur me përmirësimin e mëtejshëm të koordinimit të donatorëve dhe sigurimin e një shpërndarjeje efektive të detyrave ndërmjet donatorëve. Do të diskutohen masat konkrete në sektorët e arsimit, mjedisit dhe transportit, të cilat luajnë një rol kyç në zhvillimin ekonomik-social dhe në integrimin Evropian dhe rajonal të Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë.

Konferenca do të hapet nga Drejtori i Përgjithshëm i Zgjerimit, Z. Michael Leigh, së bashku me Kryeministrin e Qeverisë Shqiptare, SH.T.Z Sali Berisha, dhe Ambasadorja e Republikës Çeke në Shqipëri, Sh.S.Znj. Marketa Fialkova.

Ndihma financiare e Donatorëve ndaj Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë gjatë viteve 2005-2008 ka qenë rreth 20 miliard Euro. Konferenca e fundit e Donatorëve u mbajt në tetor 2008 në Bruksel me iniciativën e Komisionit Evropian. Në vijim të rekomandimeve, konferenca në Tiranë do të jete e para që mbahet në një nga vendet përfituese dhe do të mbledhë në një tryeze rreth 200 përfaqësues të institucioneve Financiare, Shteteve Anëtare të Bashkimit Evropian, donatorë jashtë vendeve të BE-së dhe përfaqësues nga Ballkani Perëndimor dhe Turqia.

Efektiviteti i ndihmës së huaj ka qenë në fokusin e Qeverisë dhe të donatorëve që operojnë në Shqipëri. Një nga objektivat kryesorë të Sistemit të Planifikimit të Integruar që qeveria shqiptare po zbaton që nga viti 2005 është përputhshmëria më e madhe e ndihmës së huaj me prioritetet kombëtare strategjike dhe procesin e përgatitjes së buxhetit. Të gjitha këto përbëjnë një kuadër parimesh që sigurojnë që planifikimi dhe zbatimi i politikave qeveritare të realizohet në mënyrë koherente, efikase dhe të integruar. Që nga ngritja e Departamentit të Bashkërendimit të Strategjive dhe Koordinimit të Ndihmës së Huaj në vitin 2005 në Këshillin e Ministrave, progres i konsiderueshëm është arritur në rritjen e rolit udhëheqës të qeverisë në koordinimin e ndihmës së huaj në përputhje me prioritetet kombëtare të përcaktuara edhe në Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim 2007-2013.

 

Për të marrë më shumë informacion rreth konferencës dhe Koordinimin e Donatorëve në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi, ju lutem vizitoni:

 
 
 
 
 
01.04.2009