Konsultime teknike me Republikën Federale të Gjermanisë
Më 9 dhjetor 2009 u zhvillua takimi kons-ultativ mes delegaci-onit gjerman të Mini-strisë Federale për Zhvillim dhe Bashkë-punim Ekonomik dhe delegacionit të Qeve-risë Shqiptare, të përbërë nga përfa-qësues të Ministrisë së Financave, DEBASKON, dhe disa Ministri të Linjës me qëllim përgatitjet e bisedi-meve qeveritare për vitin 2010. Takimi u bashkëdrejtua nga Zëvendësministri i Financave, Z. Nezir Haldeda dhe Drejtoresha e DEBASKON, znj Valbona Kuko. Në fjalën e hapjes, z. Haldeda falënderoi qeverinë gjermane që ka mbështetur dhe vazhdon të mbështesë energjikisht integrimin e Shqipërisë në BE, duke përmendur se qeveria gjermane rriti në afro 100 milion euro ndihmën gjermane për Shqipërinë për periudhën 2009/10, ndërsa volumi i përgjithshëm i kësaj ndihme arrin në afro1 miliardë euro. Të dyja palët ranë dakord për përqendrimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh për zhvillim në këto sektorë kyç: uji i pijshëm, menaxhimi i ujërave të zeza & mbetjeve urbane, energjetika dhe zhvillimi i qëndrueshëm e social i ekonomisë. Pala gjermane propozoi që në vitet në vijim, strategjia e bashkëpunimit dypalësh të gjejë shprehje në dokumenta strategjike për secilin sektor dhe informoi se zonja Ute Rodrian, drejtore e zyrës së KfW-së në Shqipëri është ngarkuar me koordinimin e sektorit të ujit të pijshëm, menaxhimit të ujërave të zeza & mbetjeve urbane si dhe atë të energjetikës, ndësa zonja Ulrike Gantzer-Sommer, drejtore e zyrës së GTZ-së në Shqipëri është ngarkuar me koordinimin e sektorit të zhvillimit të qëndrueshëm e social të ekonomisë.