SPI
Në nëntor të vitit 2005, Qeveria Shqiptare miratoi Sistemin e Planifikimit të Integruar (SPI), një grup parimesh operative që siguron realizimin, në mënyrë sa më të efektshme dhe të harmonizuar, të planifikimit dhe monitorimit të politikave të qeverisë në tërësi.
Lexo më shumë... |

Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim 2007-20013 përfaqëson dokumentin themelor strategjik për një zhvillim të qëndrueshëm social-ekonomik të vendit, i ndërthurur me programin për integrim në BE dhe në strukturat e NATO-s, dhe zbatimin e Objektivave të Mijëvjeçarit
Lexo më shumë... |
Ndihma e Huaj
Nga bashkërendimi i ndihmës së huaj në Shqipëri, DEBASKON-i i ofron qeverisë një pikë kontakti dhe orientimi për donatorët në lidhje me çështjet strategjike siç përcaktohet në Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim, duke përforcuar kështu rolin udhëheqës të qeverisë në këtë proces.
Lexo më shumë... |
|
Aktivitete
01 Nentor, 2011
Më datë 1 Nëntor 2011, Qeveria Shqiptare mbajti tryezën e rrumbullakët Qeveri-Donatorë , bashkë kryesuar nga Ministri për Inovacionin dhe TIK-un, Z. Genc Pollo dhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Z.Alexander Arvizu, në cilësinë e kryetarit të rradhës së Sekretariatit Teknik të Donatorëve. Aktiviteti mblodhi bashkë zyrtarët më të lartë të Qeverisë dhe komunitetit të donatorëve në Shqipëri.
|

24 Tetor, 2011
Më 24 tetor 2011, Qeveria e Shqipërisë dhe Kombet e Bashkuara shënuan një hap të rëndësishëm përpara duke nënshkruar programin e ri të bashkëpunimit për periudhën 2012-2016. Programi i ri i kryesuar nga Qeveria shqiptare dhe i bazuar në pikat e forta të 20 agjencive pjesëmarrëse, programeve dhe fondeve të OKB-së, mbështet prioritetet kombëtare dhe sfidat zhvillimore të Shqipërisë në fushat e qeverisjes, shtetit të së drejtës, ekonomisë dhe mjedisit, zhvillimit rajonal e vendor dhe politikave të përfshirjes sociale.
|

15 Shtator, 2011
Më 13-15 shtator 2011, në kuadrin e Programit Rajonal për Politikat Gjinore, UN Women Albania në bashkëpunim të ngushtë me Agjencinë Austriake për Zhvillim (ADA), organizoi një vizitë studimore 3-ditore në Vjenë të Austrisë për nëpunësit shtetërorë nga Ministria e Financës, Ministria e Brendshme, Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, si edhe të përfaqësuesve të Departamentit të Bashkërendimit të Strategjive dhe Koordinimin e Ndihmës së Huaj.
|
10 Qershor, 2011
Më 10 Qershor 2011, Komiteti Ndërministror i Integrimit diskutoi dy tema të rëndësishme: Raportin e Komisionit Evropian për liberalizmin e vizave në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Planin e Veprimit për zbatimin e 12 Pikave të Bashkimit Evropian.
|
19 Prill, 2011
Konsorciumi Ndërkombëtar, grupi bashkërendues që përfshin ambasada, misione ndërkombëtare dhe organizata joqeveritare që ofrojnë asistencë në fushën e zbatimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri, organizoi takimin e përvitshëm më 19 prill 2011 me temë "Adresimi i rekomandimeve të Opinionit të Komisionit Evropian për Shqipërinë".
|
Lajme flesh
01 Nentor, 2011
Më 1 nëntor 2011, Qeveria Shqiptare organizoi “Tryezën e Rrumbullakët Qeveri-Donatorë” nën drejtimin e Ministrit për Inovacionin dhe TIK, Genc Pollo dhe Ambasadorit të SHBA Alexander Arvizu, si kryesues i radhës së Sekretariatit Teknik të Donatorëve. Ky forum paraqet një mundësi shumë të mirë për të diskutuar progresin e bërë me reformat si dhe çështje të koordinimit të donatorëve dhe efektivitetit të ndihmës së huaj.
|

23 Shkurt, 2011
Më 23 shkurt 2011, në Këshillin e Ministrave u zhvillua Analiza Vjetore e Programit Suedez për Zhvillim në Shqipëri. Ambasada suedeze u përfaqësua nga Kryetarja e Bashkëpunimit për Zhvillim dhe Zëvendës-drejtuesja e Ambasadës, Britta Olofsson, si dhe Zyrtarët e Programit Niklas Mattson, Linda Gjermani dhe Rezarta Katuci. Nga ana e saj Qeveria u përfaqësua nga Drejtorja e Departamentit të Bashkërendimit të Strategjive dhe Koordinimit të Ndihmës së Huaj (DEBASKON), Valbona Kuko, dhe Zëvendës-ministra dhe zyrtarë të ministrive përkatëse të linjës, si dhe institucione të tjera qeveritare.
|
Deklarata për shtyp
21 Dhjetor, 2010
Komiteti i Modernizimit të Qeverisë (KMQ), autoriteti më i lartë i politikave, koordinimit dhe vendim-marrjes së Qeverisë, u takua sot me Agjencitë e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri për të diskutuar drejtimin strategjik dhe fushat e mbështetjes së OKB-së për periudhën 2012-2016.Mbledhja shërbeu edhe për analizën e kontributit të OKB-së ndaj axhendes kombetare të zhvillimit.
|
03 Dhjetor, 2010
Më 3 dhjetor 2010, Qeveria Shqiptare organizoi Tryezën e Rrumbullakët Qeveri-Donatorë, të drejtuar nga Ministri për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit z. Genc Pollo dhe Ambasadorja e Zvicrës, znj. Yvana Enzler, si Kryetare e radhës e Sekretariatit Teknik të Donatorëve. Në takim morën pjesë zyrtarë të lartë të Qeverisë dhe të komunitetit donator në Shqipëri.
|
17 Qershor, 2010
Më 4 qershor 2010, Qeveria Shqiptare organizoi Tryezën e Rrumbullakët Qeveri-Donatorë, të drejtuar nga Ministri për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit z. Genc Pollo dhe Ambasadori Robert Bosch
|
13 Nentor, 2009
Një forum i rëndësishëmpër dialog të hapur e konstruktiv mbi efektivitetin e ndihmës së huaj
|
04 Nentor, 2009
Komiteti i Modernizimit të Qeverisë (KMQ), autoriteti më i lartë i politik-bërjes, koordinimit dhe vendimmarrjes së qeverisë për nismën “Një OKB” u takua sot me agjencitë e Kombeve të Bashkuara për të vlerësuar dy vitet e para të zbatimit të programit “Një OKB”, për të përcaktuar sfidat dhe planet e ardhshme për ciklin programues pasardhës.
|
|
|