SPI

Në nëntor të vitit 2005, Qeveria Shqiptare miratoi Sistemin e Planifikimit të Integruar (SPI), një grup parimesh operative që siguron realizimin, në mënyrë sa më të efektshme dhe të harmonizuar, të planifikimit dhe monitorimit të politikave të qeverisë në tërësi.

Lexo më shumë...

skzhi

Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim 2007-20013 përfaqëson dokumentin themelor strategjik për një zhvillim të qëndrueshëm social-ekonomik të vendit, i ndërthurur me programin për integrim në BE dhe në strukturat e NATO-s, dhe zbatimin e Objektivave të Mijëvjeçarit

Lexo më shumë...

Ndihma e Huaj

Nga bashkërendimi i ndihmës së huaj në Shqipëri, DEBASKON-i i ofron qeverisë një pikë kontakti dhe orientimi për donatorët në lidhje me çështjet strategjike siç përcaktohet në Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim, duke përforcuar kështu rolin udhëheqës të qeverisë në këtë proces.

Lexo më shumë...
Faqe Kryesore - Lajme - Aktivitete

Mbledhje plenare e Konsorciumit Ndërkombëtar

01_icitap_ic

Konsorciumi Ndërkombëtar, grupi bashkërendues që përfshin ambasada, misione ndërkombëtare dhe organizata joqeveritare që ofrojnë asistencë në fushën e zbatimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri, organizoi takimin e përvitshëm më 19 prill 2011 me temë "Adresimi i rekomandimeve të Opinionit të Komisionit Evropian për Shqipërinë". Ministri i Drejtësisë, Bujar Nishani, Ministri i Brendshëm në detyrë, Avenir Peka dhe Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama, falënderuan Konsorciumin Ndërkombëtar për kontributin e dhënë për promovimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri, nënvizuan rëndësinë e angazhimit të vazhdueshëm të Konsorciumit Ndërkombëtar për të përmirësuar efektshmërinë e asistencës ndërkombëtare në fushën e drejtësisë dhe çështjeve të brendshme dhe rikonfirmuan bashkëpunimin e tyre. Ambasadori i SHBA-së, Alexander A. Arvizu, Kryetari i Delegacionit të BE-së, Ambasadori Ettore Sequi dhe Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadori Eugen Wollfarth nënvizuan së donatorët po ndihmojnë Shqipërinë me ndërtimin, rikonstruktimin dhe pajisjen e godinave gjyqësore, penitenciare e policore, me investimin në njerëz përmes programeve të trajnimit, forcimit të kapaciteteve dhe asistencës në teknologji informacioni, me qëllim rritjen e transparencës dhe përgjegjshmërisë së autoriteteve në këtë sektor. Ata nënvizuan rëndësinë e asistencës së donatorëve dhe theksuan përgjegjësinë e qeverisë shqiptare për ta përdorur këtë asistencë në mënyrën e duhur. Gjithashtu, pohuan angazhimin e tyre për zbatimin e masave dhe programeve konkrete për të përmirësuar sektorin e drejtësisë në Shqipëri. Ministri Nishani, Ministri në detyrë Peka dhe Prokurorja e Përgjithshme Rama, paraqiten një tablo të zhvillimeve, nismave dhe sfidave të sektorin, duke vënë në pah rolin e rëndësishëm të reformave të këtij sektori në përgatitjen e Shqipërisë për anëtarësim në BE. Ata theksuan se qeveria është e angazhuar që të vazhdojë të jetë partner serioz në të gjitha projektet e donatorëve që kontribuojnë në forcimin e agjencive të zbatimit të ligjit në Shqipëri. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, vuri në dukje që qeveria ka hartuar dhe ka miratuar një plan veprimi për zbatimin efiçent të 12 rekomandimeve të KE-së. Ai shtoi se Policia e Shtetit po zbaton pjesën e këtij plani veprimi që përfshin rekomandimet që janë objekt i punës së policisë.

 

Prezantimet e Grupeve të Punës të Konsorciumit Ndërkombëtar për çështje kyçe që lidhen me zbatimin e prioriteteve të Planit të Veprimit, u moderuan nga zv.Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Dan Redford dhe paraqiten situatën në lidhje me: Imuniteti Kushtetues dhe Reforma e Kodit të Procedurës Penale - përparimi drejt aderimit në BE; Hetimi, identifikimi dhe sekuestrimi i pasurive që rrjedhin nga veprimtari kriminale; Përmirësimi i kapaciteteve profesionale dhe logjistike të Drejtorisë për Mbrojtjen e Dëshmitarëve’ Forcimi i të drejtave të të miturve dhe ulja e kohës së ndalimit; Trajtimi i të ndaluarve me probleme të shëndetit mendor në sistemin penitenciar; Roli i trajnimit të Policisë së Shtetit në adresimin e rekomandimeve të Opinionit të KE-së për Shqipërinë; Përmirësimi kulturës së menaxhimit, faktor kyç në zbatimin e suksesshëm të filozofisë së Policimit në Komunitet; Qendra Ndërinstitucionale Operacionale Detare (QNOD) - Bashkëpunimi, Angazhimi Financiar dhe Metrika - përparimi dhe përdorimi i Teknologjisë së Informacionit në mbështetje të objektivave të aderimit në BE. Në këtë mbledhje u diskutua edhe për sfidat e ardhshme të bashkërendimit të donatorëve në këtë sektor, roli i Konsorciumit dhe riorganizimi i grupeve të punës të Konsorciumit. Mbledhja vjetore për vitin 2011 u bashkëfinancua nga Policia e Shtetit, Prokuroria e Përgjithshëm dhe ICITAP-Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së.