SPI

Në nëntor të vitit 2005, Qeveria Shqiptare miratoi Sistemin e Planifikimit të Integruar (SPI), një grup parimesh operative që siguron realizimin, në mënyrë sa më të efektshme dhe të harmonizuar, të planifikimit dhe monitorimit të politikave të qeverisë në tërësi.

Lexo më shumë...

skzhi

Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim 2007-20013 përfaqëson dokumentin themelor strategjik për një zhvillim të qëndrueshëm social-ekonomik të vendit, i ndërthurur me programin për integrim në BE dhe në strukturat e NATO-s, dhe zbatimin e Objektivave të Mijëvjeçarit

Lexo më shumë...

Ndihma e Huaj

Nga bashkërendimi i ndihmës së huaj në Shqipëri, DEBASKON-i i ofron qeverisë një pikë kontakti dhe orientimi për donatorët në lidhje me çështjet strategjike siç përcaktohet në Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim, duke përforcuar kështu rolin udhëheqës të qeverisë në këtë proces.

Lexo më shumë...
Faqe Kryesore - Ndihma e Huaj - Tryeza e Rrumbullaket Qeveri-Donatore

 datë  1 Nëntor 2011 u mbajt “Tryeza   e Rrumbullakët Qeveri-Donatorë ” e kryesuar nga Ministri për Inovacionin dhe TIK-un , Z. Genc Pollo

 

 

drt_01

 

Më  datë  1 Nëntor 2011, Qeveria Shqiptare mbajti Tryezën e Rrumbullakët  Qeveri-Donatorë, bashkë kryesuar nga Ministri për Inovacionin dhe TIK-un , Z. Genc Pollo dhe Ambasadori i Shteteve të  Bashkuara të  Amerikës, Z.Alexander Arvizu, në  cilë sinë  e kryatarit të rradhës së  Sekretariatit Teknik të  Donatorëve. Aktiviteti mblodhi bashkë zyrtarët më të lartë  të  Qeverisë  dhe komunitetit të  donatorëve në Shqipëri.

 

Ky forum i nivelit të  lartë  ishte  një  mundësi e shkëlqyer për Qeverinë  dhe komunitetin e donatorë ve për të  diskuatuar progresin e arritur  në  lidhje me agjendën reformuese të  Qeverisë,  rritjen e koordinimit mes donatorëve dhe sfidave të  ardhshme.

 

Tryeza e Rrumbullakët Qeveri-Donatorë  mbuloi çështje me rëndësi të  përbashkët për Qeverinë  dhe komunitetin e donatorëve. Së  pari, ajo u fokusua në  arritjen e reformave kyçe bazuar në  agjendën qeveritare dhe progresin e arritur  në  zbatimin e SPI-së , si dhe  kontributin e donatorë ve në këtë drejtim. Ministri Pollo përmblodhi arritjet kryesore dhe reformat që  Qeveria Shqiptare ka ndërmarrë  gjatë  vitit të  fundit dhe impaktin e tyre në  zhvillimin e vendit dhe procesin e integrimit evropian. Ai nënvizoi progresin e dukshëm, sidomos  në  zbatimin e Sistemit të  Integruar të  Planifikimit dhe ftoi donatorë t të  japin këndvështrimet e tyre për të dhe çështje të tjera në  seksionin e diskutimeve.  Ambasadori Arvizu shprehu vlerë simin e tij për donatorët dhe angazhimin e tyre në  mbështetje të  integrimit evropian të  Shqipërisë  dhe zhvillimin  afatgjatë  të  vendit duke nënvizuar se, “Janë qëllimi dhe arsyeja jonë  e përbashkët që  ndikon në  jetët dhe mundësitë  e qytetarëve shqiptarë  dhe ky forum paraqet  një  mundësi të shkë lqyer për të  parë  dhe vlerësuar progresin e arritur dhe diskutuar mbi rrugët e ardhshme të vendit.”

 

Mbi tematikën e Integrimit Evropian, tryeza u fokusua në  progresin e arritur në  plotësimin e rekomandimeve të  opinionit të  vitit 2010 të  KE-së  dhe hapat e ardhshme nën dritën e Raport Progresit 2011 të  tij.

 

Në  fund, Tryeza e Rrumbullakë u fokusua mbi qeverisjen e mirë  dhe masat e nevojshme për zbutjen e efekteve frenuese të  krizës ndërkombëtare financiare në  rritjen e ekonomisë  shqiptare. Ky seksion përfshiu një  prezantim të  hollësishëm të  zbatimit të  SPI-së  dhe progresin e arritur në  lidhjen e buxhetit me ndihmën e huaj. Aty u në nvizua progresi i SPI-së  për caktimin e një  sistemi monitorimi bazuar në  rezultate për  SKZHI-së  dhe u vu në  dukje që  fokusi duhet të  drejtohet drejt monitorimit tani që  Shqipë ria ka arritur pikë n ku kuadri strategjik ë shtë  pë rfunduar. Tryeza e Rrumbullakët nënvizoi gjithashtu nevojën e një  faze të  dytë  të  SPI-së  për të  forcuar konkurueshmërinë  ndërkombëtare të  vendit dhe progresin në  procesin e Integrimit Evropian. Menaxhimi i duhur makro-fiskal dhe kuadri monitorues janë  të  domosdoshëm për vendin në  arritjen e progresit të  që ndrueshëm djektivave strategjik të  vendit.

 

Takimi u vlerësua me rëndë si për koordinimin e çështjeve të  donatorëve duke shërbyer si një  forum i përkryer për shkëmbimin e informacionit dhe dialogun e qëndrueshëm për përmirësimin e efektivitetit  të  ndihmës së  huaj në  Shqipëri.

 

Axhenda e Tryezës se Rrumbullakët Qeveri-Donatorë 01.11.2011

 

Fjala e Hapjes e Ministrit të Inovacionit dhe TIK, Z. Genc POLLO

 

Prezantim nga Drejtorja e DEBASKON Z. Valbona Kuko