|
|
|
|
|
Monitorohet impakti dhe vazhdimësia e procesit të SPI-së
Fondi i Besimit të Sistemit të Planifikimit të Integruar (SPI), i cili mbështetet nga shtatë donatorë (Britania e Madhe, Austria, BE, Italia, Holanda, Suedia dhe Zvicra) për të mundësuar që procesi i SPI , metodologjia dhe produktet e tij të kuptohen dhe të zbatohen sa më mirë nga Qeveria, do të përfundojë në fund të shtatorit.
Ky Fond është menaxhuar nga Banka Botërore dhe ka financuar elementë të ndryshëm që synonin të forconin kapacitetet në agjenci të ndryshme shtetërore për zbatimin e Sistemit te Planifikimit të Integruar, duke u siguruar se politikat kyce të qeverisë dhe proceset financiare të zhvillohen në një mënyrë të integruar. Programi synonte të ndihmonte zbatimin efektiv të principeve të SPI-së në të gjitha nivelet e Qeverisë.
Për të analizuar rezultatet e arritura deri tani dhe për të vendosur themelet për vazhdimësinë e mbështetjes së donatorëve ndaj zbatimit të SPI-së përtej shtatorit, më 24 deri 26 mars 2011, Banka Botërore dhe CFCU organizuan një seminar per zyrtarët e qeverisë në Budva të Malit të Zi. Në këtë seminar morën pjesë përfaqësues të DEBASKON-it, Ministrisë së Financave, CFCU, Departamentit të Administratës Publike, Institutit të Trainimeve Të Administratës Publike, dhe AKSH-it. Aktiviteti kryesor që u zhvillua gjatë këtij evenimenti ishte seminari me temë “ Monitorimi i impaktit dhe vazhdimësisë së procesit të SPI-së: Analizimi i Matricës së Rezultateve”.
Seminari diskutoi progresin e bërë drejt plotësimit të të gjithë komponenteve të Fondit të Besimit të SPI-së dhe duke u bazuar në Matricën e Rezultateve, analizoi impaktin e mbështetjes së dhënë nga ky Fond për ministritë e linjës dhe agjencitë qeveritare përfituese. Ky seminar theksoi edhe njëherë se për shumicën e proceseve të SPI-së që mbështeten nga Fondi i Besimit janë arritur rezultate pozitive dhe mbështeti idenë e vazhdimësisë për të mundësuar që këto rezultate pozitive të mund të thellohen.
Aktualisht, SPI ka kaluar nga faza e dizenjimit në atë të zbatimit dhe duke vlerësuar progresin e bërë deri tani qeveria e konsideron të një rëndësie të lartë vazhdimësinë në një fazë të dytë të Fondit të Besimit të mbështetur nga donatorët. Gjatë fazës së dytë, Fondi i Besimit mund të fokusohet në një numër më të vogël komponentesh dhe si rrjedhojë të mund të arrijë rezultate më të larta. Në seminar u diskutuan disa propozime dhe ide që do të mund të ndihmojnë Qeverinë të identifikojë fushat që kanë nevojë për mbështetje të mëtejshme. Gjatë muajve të ardhshme Qeveria do të hartojë një plan konkret të nevojave dhe prioriteteve të saj. Ky plan do të prezantohet për donatorët në mënyrë që të mundësohet mbështetja financiare e tyre dhe të vazhdohet zbatimi i procesit të SPI-së. |
Baza e te dhenave te Donatoreve |
Kërko |
|
Te gjitha te drejtat e rezervuara © 2009 Keshilli i Ministrave |





