SPI

Në nëntor të vitit 2005, Qeveria Shqiptare miratoi Sistemin e Planifikimit të Integruar (SPI), një grup parimesh operative që siguron realizimin, në mënyrë sa më të efektshme dhe të harmonizuar, të planifikimit dhe monitorimit të politikave të qeverisë në tërësi.

Lexo më shumë...

skzhi

Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim 2007-20013 përfaqëson dokumentin themelor strategjik për një zhvillim të qëndrueshëm social-ekonomik të vendit, i ndërthurur me programin për integrim në BE dhe në strukturat e NATO-s, dhe zbatimin e Objektivave të Mijëvjeçarit

Lexo më shumë...

Ndihma e Huaj

Nga bashkërendimi i ndihmës së huaj në Shqipëri, DEBASKON-i i ofron qeverisë një pikë kontakti dhe orientimi për donatorët në lidhje me çështjet strategjike siç përcaktohet në Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim, duke përforcuar kështu rolin udhëheqës të qeverisë në këtë proces.

Lexo më shumë...
Faqe Kryesore - Ndihma e Huaj

Nisma Një-OKB

Donorët po synojnë të thellojnë më tej partneritetin me Qeverinë e Shqipërisë përmes një bashkëpunimi më të hershëm dhe dinamik duke i dhënë më tepër theks përfshirjes së Qeverisë në vendimet e përbashkëta përsa i përket autorësisë së dyfishtë të produkteve analitike.Një shembull i mirë është 'Nisma Një-OKB' të cilën Qeveria dhe OKB-ja e ndërmorën në Maj 2007 si dhe Fondi i Besimit të donatorëve shumëpalësh për SPI ku të gjithë donatorët do të përdorin të njëjtin mision për rishikim dhe vlerësim.