SPI

Në nëntor të vitit 2005, Qeveria Shqiptare miratoi Sistemin e Planifikimit të Integruar (SPI), një grup parimesh operative që siguron realizimin, në mënyrë sa më të efektshme dhe të harmonizuar, të planifikimit dhe monitorimit të politikave të qeverisë në tërësi.

Lexo më shumë...

skzhi

Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim 2007-20013 përfaqëson dokumentin themelor strategjik për një zhvillim të qëndrueshëm social-ekonomik të vendit, i ndërthurur me programin për integrim në BE dhe në strukturat e NATO-s, dhe zbatimin e Objektivave të Mijëvjeçarit

Lexo më shumë...

Ndihma e Huaj

Nga bashkërendimi i ndihmës së huaj në Shqipëri, DEBASKON-i i ofron qeverisë një pikë kontakti dhe orientimi për donatorët në lidhje me çështjet strategjike siç përcaktohet në Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim, duke përforcuar kështu rolin udhëheqës të qeverisë në këtë proces.

Lexo më shumë...
Faqe Kryesore - Lajme - Aktivitete

Një delegacion me përfaqësues të lartë të Qeverisë Shqiptare kreu një vizitë pune në Republikën Federale të Gjermanisë në datat 9-12 Mars 2011

germany_copy_1

 

Me ftesë të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, një delegacion me përfaqësues të lartë të Qeverisë Shqiptare kreu një vizitë pune në Republikën Federale të Gjermanisë në datat 9-12 Mars 2011. Vizita pati si qëllim diskutimin dy palësh mbi mbarëvajtjen e projekteve aktualisht në zbatim dhe përgatitjen e konsultimeve teknike e cila parashikohet të organizohet në muajin tetor të këtij viti. Delegacioni shqiptar përbëhej nga përfaqësues të Ministrisë së Financave dhe DEBASKON, në cilësinë e kryesuesve të grupit, Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit, Ministrisë së Ekonomisë Tregtisë dhe Energjitikës, Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Në respektim të axhendës, u kryen takime të nivelit politik dhe teknik në Ministrinë Federale për Bashkepunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ), zyrën qëndrore të Bankës Gjermane për Zhvillim KfW, dhe Zyrën Qëndrore të Bashkëpunimit Ndërkombëtar (GIZ).  

 

Takimi i parë u krye në BMZ, me Drejtorin për Evropën Jug-Lindore Z. Leo Kreuz i cili dha përshtypjet më të mirë mbi zhvillimin e Shqipërisë në vitet e fundit, sikurse u shpreh se vendi do të vazhdojë të ngelet prioritet i Qeverisë Gjermane në bashkepunimin për zhvillim në rajon. Ai informoi mbi planin për mbylljen e disa zyrave lokale në rajon, duke përjashtuar Shqipërinë e cila ngelet partnere edhe për vitet e ardhshme. Në emër të BMZ, ai komunikoi edhe planifikimin e vizitës së Ministrit, Z. Dirk Niebel në rajon, i cili pritet të vizitojë Shqipërinë në fillim të muajit Maj 2011. Diskutimi vijoi më pas në një kontekst të përgjithshëm, në të cilën pala shqiptare dha një panoramë të zhvillimeve më të fundit politike, sikurse shpjegoi vështirësitë buxhetore që vendi ynë po përballet për shkak të krizës globale. Zv. Ministri i Financave u shpreh se megjithëse jemi në periudhë të konsolidimit fiskal, do të vazhdohet me ndërrmarrjen e investimeve të rendësishme infrastrukturore, me ndihmë edhe të financimit të huaj. Objekt i takimit gjithashtu ishte paraqitja e bashkepunimit dypalësh në sektorët e energjisë, ujësjellës-kanalizimet, ekonomisë dhe arsimit, nga ku të dyja palët shprehën vlerësime pozitive mbi mbarëvajtjen projekteve përkatëse.

 

Takime të nivelit teknik u zhvilluan në ditën në vijim, në zyrat zbatuese të projekteve, KfW dhe GIZ. Konkluzionet kryesore u arritën pas një diskutimi më të detajuar sipas sektorëve të bashkëpunimit, dhe si më poshtë vlejnë të theksohen:

 

- Energjia konsiderohet një nga sektorët më të rëndësishëm të bashkepunimit me KfW, me një portofol domethenës prej 180 milion euro në projekte aktuale dhe 50 milion euro në angazhime të ardhshme. Gjithashtu një fond prej 30 milion euro parashikohet në të ardhme për linjat e transmetimit. Të dyja palët u shprehën se investimet në sistemin e transmetimit janë në një nivel zbatimi të kënaqshëm, megjithëse ka patur vonesa në disbursim, ndërkohë që fokusi duhet të orientohet edhe në rritjen e prodhimit, sidomos duke prioritizuar energjinë e rinovueshme si ate të prejardhur nga era, dielli dhe burimet ujore. Për zhvillimin e kësaj, u sygjerua ndërmarrja e projekte pilote të cilat do të krijojnë bazat për investime më domethënëse në të ardhme. Gjithashtu duhej promovuar harmonizimi dhe integrimi i aktorëve privat për të forcuar partnershipin publik-privat, sikurse nevojitet vazhdimi i kreditimit afatgjatë për aktorët privat të përfshirë. Në këtë kuadër pala shqiptare informoi mbi formimin e një task force për sektorin e energjisë e cila ndër të tjera do të nxisë edhe privatizimin e hidrocentraleve të vogla aktualisht në funksion. Në përfundim, të dyja palët ranë parimisht dakort që kredimarrës mund të jenë drejtpërdrejtë edhe agjensitë e ndërvarura si OST, por duke u shoqëruar me garanci shtetërore nga Qeveria Shqiptare, dhe duke vërtetuar kapacitetet financiare për të paguar detyrimet që rrjedhin.

 

- Ujësjellës-Kanalizime (UK) është një tjetër sektor primar i bashkëpunimit, duke llogaritur investimet e akorduara e të angazhuara me një shumë totale prej 227 milion euro, prej fillimit të bashkëpunimit në fillim vitet 90. Çështje kryesore gjatë diskutimit ishte nevoja për rritjen e kapaciteteve teknike dhe financiare të ndërrmarrjeve të UK, sidomos drejt kapitalizimit të tyre, rritjes së arkëtimeve, të investimeve dhe mbulimit të kostove. Vetëm në këto kushte ato mund të angazhohen direkt në huamarrje dhe të vazhdojnë të mbështeten nga Qeveria Shqiptare. Nga të dyja palët u vlerësua maksimalisht hartimi i Master Planit të investimeve në sektor, e zbatuar nga KfW, e cila do të orientoj investimet dhe ndërhyrjet në sektor në plan afatgjatë. Në përfundim, pala shqiptare siguroi vazhdimin e reformave rregullatore në fushën e UK dhe politikat subvencionuese në bazë performance për ndërmarrjet.

 

Në takimin me zyrën e GIZ, sektori i Ekonomisë dhe i Arsimit profesional ishin tematikat kryesore të diskutimit.

-       Për sa i përket sektorit të ekonomisë, pala gjermane u njoh me situatën më të fundit të sektorit, si miratimi i Programit  Strategjik  për Zhvillimin e Inovacionit dhe Teknologjisë te SME-ve. Në zbatim të kësaj të fundit u kërkua mbështetje e mëtejshme për SME-të, për funksionimin e Fondit të Inovacionit, Shërbimeve në favor të biznesit sikurse në ndërrmarjen e aktiviteteve për promovimin e inkubatorëve teknologjik dhe clusterave industrial.

-       Në bashkëpunim me programet IPA, Qeveria gjermane, nëpërmjet GIZ, do të vazhdojë të mbështesë zhvillimin e arsimit profesional, më një fokus të vecantë në zhvillimin e qëndres arsimore në Kamëz, gjithashtu në vazhdimin e projektit për fuqizimin e Fakultetit e studimeve të aplikuara në Durrës (FASTIP) dhe aktivitetet e ndërmarra në Shqipërinë Veri Lindore.

Në përfundim, DEBASKON pasi paraqiti statusin më të fundit të zbatimit të Sistemit të Planifikuar Strategjik, theksoi rendësinë e një orientimi drejt një numëri më të vogël projektesh por me financim të mjaftueshme në mënyrë që të arrihet impakti i dëshiruar. Thelbësore është koordinimi dhe përdorimi i strukturave shtetërore të vendit për projekte me financim të huaj, e nevojshme kjo për të rritur efektivitetin dhe qëndrueshmërinë e ndihmës së huaj.