Përfaqësuesi i Bankës së Këshillit të Europës takohet me Drejtoren e DEBASKON Znj. Albana Vokshi
Më 30 korrik 2009 Drejtoresha e Departamentit të Bashkërendimit të Strategjive dhe Koordinimit të Donatorëve, Znj. Albana Vokshi zhvilloi një takim me Drejtorin e Përgjithshëm për Shqipërinë të Bankës për Zhvillim të Këshillit të Europës, Z. Cristian Tabacaru për të diskutuar bashkëpunimin e mëtejshëm me Shqipërinë.
Banka për Zhvillim e Këshilit të Europës (CEB) është një donator shumëpalësh që kontribuon në forcimin e përfshirjes sociale në Europë. Ai përfaqëson një instrument kryesor të politikës së solidaritetit në Europë pasi përdor burime për financim nga projekte sociale me qëllim që të ndihmojë 40 vendet anëtare që të arrijnë një rritje të qëndrueshme dhe të njëtrajtshme. Shqipëria u pranua në CEB më 24 qershor 1999 dhe projektet e para vijuan në vitin 2000.
CEB në Shqipëri është kontribuuesi kryesor në shëndetësi dhe arsim, por gjithashtu dhe shumë aktiv në sektorin e punësimit dhe planifikimit hapësinor. Deri më sot, Banka ka financuar 10 projekte, me një fond total 119 milionë Euro. CEB do të vazhdojë ta konsiderojë Shqipërinë një prioritet për investimet