SPI

Në nëntor të vitit 2005, Qeveria Shqiptare miratoi Sistemin e Planifikimit të Integruar (SPI), një grup parimesh operative që siguron realizimin, në mënyrë sa më të efektshme dhe të harmonizuar, të planifikimit dhe monitorimit të politikave të qeverisë në tërësi.

Lexo më shumë...

skzhi

Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim 2007-20013 përfaqëson dokumentin themelor strategjik për një zhvillim të qëndrueshëm social-ekonomik të vendit, i ndërthurur me programin për integrim në BE dhe në strukturat e NATO-s, dhe zbatimin e Objektivave të Mijëvjeçarit

Lexo më shumë...

Ndihma e Huaj

Nga bashkërendimi i ndihmës së huaj në Shqipëri, DEBASKON-i i ofron qeverisë një pikë kontakti dhe orientimi për donatorët në lidhje me çështjet strategjike siç përcaktohet në Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim, duke përforcuar kështu rolin udhëheqës të qeverisë në këtë proces.

Lexo më shumë...
Faqe Kryesore - SPI - Plaftorma e Komunikimit e SPI-se

Platforma e Komunikimit të SPI-së

Me synimin që të komunikojë sa më mirë SPI-në, DEBASKON ka publikuar Platformën e Komunikimit të Sistemit të Planifikimit të Integruar 2010-2013.
Platforma e Komunikimit të Sistemit të Planifikimit të Integruar (PKSPI) ofron një kuadër udhëzimesh për aktorë të ndryshëm që të punojnë së bashku dhe në mënyrë të harmonizuar, me synimin për të nxitur shkëmbimin e informacionit dhe të njohurive në lidhje me proceset, zbatimin dhe arritjen e Sistemit të Planifikimit të Integruar (SPI). Qëllimi i këtij punimi është që të ofrojë informacionin në mënyrë të strukturuar, në mënyrë që t'ua bëjë të ditur të gjithë aktorëve ecurinë e zbatimit të SPI-së dhe t'i bëjë të kuptojnë se ky është proces i integruar, jo i copëzuar, dhe se është proces i ndërsjellë për dhënien dhe marrjen e informacionit.

Të gjithë, qofshin përfaqësues të një ministrie linje, të një institucioni qendror apo donatorë, janë aktorë që mund të kontribuojnë në suksesin e Platformës së Komunikimit të SPI-së
.

 

Strategjia e Komunikimit të SPI-së
Strategjia e Komunikimit të Sistemit të Planifikimit të Integruar synon të ofrojë informacion në mënyrë të strukturuar, të njohë të gjithë aktorët me ecurinë e zbatimit të SPI-së dhe të sqarojë që ky proces është i integruar, dhe se ai është një proces i ndërsjellë për dhënien dhe marrjen e informacionit. Ky dokument përmban informacion të përgjithshëm për proceset e SPI-së dhe strukturat e tij institucionale, si dhe hedh një vështrim për komunikimin e SPI-së që kur u miratua nga Qeveria në vitin 2005.
Shkarko