SPI

Në nëntor të vitit 2005, Qeveria Shqiptare miratoi Sistemin e Planifikimit të Integruar (SPI), një grup parimesh operative që siguron realizimin, në mënyrë sa më të efektshme dhe të harmonizuar, të planifikimit dhe monitorimit të politikave të qeverisë në tërësi.

Lexo më shumë...

skzhi

Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim 2007-20013 përfaqëson dokumentin themelor strategjik për një zhvillim të qëndrueshëm social-ekonomik të vendit, i ndërthurur me programin për integrim në BE dhe në strukturat e NATO-s, dhe zbatimin e Objektivave të Mijëvjeçarit

Lexo më shumë...

Ndihma e Huaj

Nga bashkërendimi i ndihmës së huaj në Shqipëri, DEBASKON-i i ofron qeverisë një pikë kontakti dhe orientimi për donatorët në lidhje me çështjet strategjike siç përcaktohet në Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim, duke përforcuar kështu rolin udhëheqës të qeverisë në këtë proces.

Lexo më shumë...
Faqe Kryesore - SPI - Proceset

Proceset e SPI-së

Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim

Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim 2007-20013 përfaqëson dokumentin themelor strategjik për një zhvillim të qëndrueshëm social-ekonomik të vendit, i ndërthurur me programin për integrim në BE dhe në strukturat e NATO-s, dhe zbatimin e Objektivave të Mijëvjeçarit.

Nevoja për një konsensus të gjerë kombëtar në përcaktimin e përparësive kryesore për zhvillim dhe integrim evropian qe shtysa për këshillime të SKZHI-së nga një audiencë e gjerë të interesuarish, duke filluar nga nivele të ndryshme qeveritare, anëtarë të parlamentit, shoqëria civile, akademikë dhe ekspertë, oraganizata profesionale, qeveri lokale dhe donatorë të pasuar nga një varg debatesh televizive. Ky proces u zhvillua për herë të parë në Shqipëri, nën drejtimin e DEBASKON-it, dhe synoi mbledhjen e komenteve të palëve të interesuara, veçanërisht në identifikimin e përparësive strategjike dhe në shpërndarjen e burimeve financiare në të ardhmen, si edhe arritjen e një konsensusi sa më të gjerë të mundshëm mbi çështjet kryesore të dokumentit.
Raporti i Progresit të SKZHI-së bazohet gjithashtu mbi zhvillimet politike, ekonomike dhe sociale të vendit dhe vlerëson zbatimin e politikave dhe reformave thelbësore për arritjen e objektivave afatgjata të përcaktuara në Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim 2007-20013 (SKZHI).

 

Shkarko


Programi Buxhetor Afatmesëm

Programi Buxhetor Afatmesëm është një instrument për menaxhimin e investimeve publike dhe një element kyç i Sistemit të Planifikimit të Integruar. Ai është rezultat i dy proceseve: Rrishikimit të Politikës së Programit dhe Planit të Shpenzimeve dhe Investimeve të Programit. PBA përdoret për të informuar Parlamentin e Shqipërisë dhe publikun për planet e shpenzimeve të Qeverisë në 3 vitet e ardhshme. Programi i parë Buxhetor Afatmesëm (PBA) u përgatit për vitet 2001-2003. Metodologjia tashmë është përcaktuar dhe është në proces zbatimi. Siç është theksuar në propozimin e SPI-së, sfidat përfshijnë: vendim-marrjet politike të lidhura me vendim-marrjet financiare; shmangien e mbivendosjeve midis PBA-së dhe SKZHI-së; planifikim të investimeve publike brenda procesit të PBA-së; dhe ndërtim të lidhjeve të forta midis PBA-së dhe buxheteve reale të ministrive. Qeveria ka përgatitur projekt-Ligjin e Ri Organik për Buxhetin, për të institucionalizuar procesin e Programit Buxhetor Afatmesëm. Ky i fundit përmbledh hapat kryesore në hartimin, çdo vit, të një plani 3-vjeçar që lidh qëllimet politike, objektivat, rezultatet dhe buxhetet për programet e çdo ministrie.

Shkarko

Integrimi Evropian

Integrimi Evropian në veçanti ndikon të gjithë elementët përbërës të SKZHI-së. Si Integrimi Evropian ashtu edhe Programi i Qeverisë përmbajnë politika të qarta dhe angazhime legjislative, ndërsa investimet publike dhe ndihma e huaj përfaqësojnë procese nëpërmjet të cilave realizohen projekte me orientim politik. Procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO kërkon veprim të bashkërenduar midis institucioneve qeveritare dhe të gjitha politikat e nënvizuara në këtë kapitull i shërbejnë direkt ose indirekt arritjes së këtij objektivi të dyfishtë. Marrëveshja për Stabilizim dhe Asociim është instrumenti i cili do të mundësojë integrimin gradual të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Marrëveshja krijoi kuadrin e duhur për të forcuar sundimin e ligjit, rritjen e efikasitetit dhe ndihmon reformat institucionale dhe ekonomike me qëllim ngritjen e standardeve të jetesës për të gjithë qytetarët. Intergrimi në Nato ishte një nga synimet kryesore të politikës së jashtme të vendit, të strategjisë për sigurinë kombëtare dhe të planit afatgjatë për zhvillimin e Forcave të Armatosura. Shqipëria mori ftesën për anëtarësim të plotë gjatë samitit të NATO-s në Bruksel në prill.


Shkarko


Programi i Qeverisë

Në Shqipëri, Programi i Qeverisë (PQ) mbulon të gjithë mandatin e qeverisë së zgjedhur dhe miratohet nga Parlamenti si pjesë e procesit të formimit të një qeverie të re. Programi aktual i Qeverisë është një dokument i zgjeruar që identifikon angazhimet politike për shumicën e sektorëve. Në të shkuarën, hartohej një Plan Veprimi i veçantë i Qeverisë për të udhëhequr zbatimin e këtyre angazhimeve. Ministrat i përmbahen ngushtësisht programit. Në propozimin e SPI-së, PQ-ja identifikohej si procesi kryesor i përcaktimit të politikave dhe qenë bërë një sërë rekomandimesh në lidhje me përfshirjen e tij në SKZHI dhe PBA. Strategjitë sektoriale të SKZHI-së parashikojnë një planifikim shtatëvjeçar me qëllim identifikimin e përparësive të sektorit dhe të objektivave politike strategjike brenda një kuadri financiar sektorial realist. Megjithëse PQ-ja nuk ka shtrirje kaq të gjatë kohore, ai mund të ketë një ndikim të rëndësishëm në mënyrën e zgjedhur për zhvillimin e një strategjie sektoriale.

 


Investimet Publike

Kjo i referohet Ciklit të Menaxhimit të Projektit të Investimeve Publike, që do të zhvillohet në kuadër të procesit të PBA-së. Teknikisht, investimet publike janë thjesht një element përbërës i shpenzimeve publike dhe menaxhohen në kuadër të procesit të Buxheti Vjetor PBA. Investimet publike janë pjesë përbërëse e PBA-së. Praktika më e mirë në mbarë botën nënvizon rëndësinë e llogaritjes së investimeve publike si pjesë e strategjisë politike dhe parashikimit të ndërlikimeve të buxhetit periodik për projektet e investimeve publike. Në Shqipëri, investimet publike tashmë janë të lidhura me PBA-në dhe procesin e buxhetit. Me transferimin e investimeve publike në funksion të Departamentit të Përgjithshëm të Buxhetit në Ministrinë e Financave, Qeveria e Shqipërisë konfirmon vullnetin e saj drejt ndreqjes së problemit. Në vitin e ri kalendarik 2009 SPI, investimet publike janë pasqyruar brenda PBA-së.

 


Ndihma e Huaj

Ky komponent ka për qëllim të ofrojë bashkërendim efektiv dhe mbështetje teknike të cilësisë së lartë në të gjitha fazat e procesit të menaxhimit të Ndihmës së Huaj për të siguruar mbështetjen e drejtpërdrejtë të përparësive strategjike të Qeverisë nga ana e Ndihmës së Huaj, mirëmenaxhimin e saj, dhe shpërndarjen e informacionit përkatës në mënyrë të hapur mes donatorëve dhe qeverisë si edhe gjithë hallkave pasuese të qeverisë. Për ta realizuar këtë, DEBASKON-i zhvilloi në vitin 2007 një Dokument Orientimi Të Ndihmës së Huaj si një element kryesor të SPI-së. Kjo strategji mbulon të gjitha aspektet e Ndihmës së Huaj, duke përfshirë edhe harmonizimin e sistemeve dhe të procedurave me partnerët e zhvillimit, në përputhje me Deklaratën e Parisit, si edhe bashkëpunimin e ngushtë me Sekretariatin Teknik të donatorëve, një strukturë e cila lehtëson dialogun midis donatorëve dhe atë midis donatorëve dhe Qeverisë.

Shkarko