SPI

Në nëntor të vitit 2005, Qeveria Shqiptare miratoi Sistemin e Planifikimit të Integruar (SPI), një grup parimesh operative që siguron realizimin, në mënyrë sa më të efektshme dhe të harmonizuar, të planifikimit dhe monitorimit të politikave të qeverisë në tërësi.

Lexo më shumë...

skzhi

Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim 2007-20013 përfaqëson dokumentin themelor strategjik për një zhvillim të qëndrueshëm social-ekonomik të vendit, i ndërthurur me programin për integrim në BE dhe në strukturat e NATO-s, dhe zbatimin e Objektivave të Mijëvjeçarit

Lexo më shumë...

Ndihma e Huaj

Nga bashkërendimi i ndihmës së huaj në Shqipëri, DEBASKON-i i ofron qeverisë një pikë kontakti dhe orientimi për donatorët në lidhje me çështjet strategjike siç përcaktohet në Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim, duke përforcuar kështu rolin udhëheqës të qeverisë në këtë proces.

Lexo më shumë...
Faqe Kryesore - SPI - Produkte

Sistemi i Planifikimit të Integruar ( SPI) - Produkte

Produktet kryesore të SPI-së janë:

 

Kalendari i Planifikimit të Integruar

Kalendari i Planifikimit të Integruar botohet çdo vit dhe përfshin të gjitha proceset dhe aktivitetet që kanë të bëjnë me zbatimin e SPI-së.

Kalendari i Planifikimit të Integruar për vitin 2009 u miratua nga Komiteti i Planifikimit Strategjik në mbledhjen e mbajtur më 6 janar 2009. Kalendari i Planifikimit të Integruar menaxhohet nga Departamenti i Bashkërendimit të Strategjive dhe Koordinimit të Ndihmës së Huaj, Ministria e Financave dhe Ministria e Integrimit Evropian. Sekretarët e Përgjithshëm janë koordinatorët e SPI-së për çdo ministri linje.

 
Kalendari i SPI-së

 

Plani i Integruar i Ministrisë (MIP)

Plani i Integruar i Ministrisë (MIP) nënvizon angazhimet kyç të PBA-së, duke përfshirë të gjitha angazhimet e integrimit evropian dhe legjislacionin e planifikuar. MIP-i i fundit pason miratimin nga parlamenti të buxhetit të shtetit dhe botohet në tremujorin e parë të vitit në vijim. MIP-i ka nevojë të vërtetojë qartësisht lidhjet mes PBA-së dhe SKZHI-së dhe të sigurojë bazën e programit legjislativ vjetor të qeverisë. Nga MIP-i identifikohen një grup objektivash kyçe të rezultateve të PBA-së dhe kërkesash të detyrueshme për raportim, të tilla si zbatimi i masave të MSA-së për monitorimin dhe raportimin gjatë vitit në vijim. Këto masa të miratuara përbëjnë Planin e Monitorimit të Ministrisë (PMM). PMM-ja normalisht do të vendoset midis DEBASKON-it dhe ministrive në muajin dhjetor.

 

Këtu mund të gjeni respektivisht lidhjet për në faqet elektronike të Planeve të Integruara të të gjitha Ministrive për 2007/2008.