SPI

Në nëntor të vitit 2005, Qeveria Shqiptare miratoi Sistemin e Planifikimit të Integruar (SPI), një grup parimesh operative që siguron realizimin, në mënyrë sa më të efektshme dhe të harmonizuar, të planifikimit dhe monitorimit të politikave të qeverisë në tërësi.

Lexo më shumë...

skzhi

Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim 2007-20013 përfaqëson dokumentin themelor strategjik për një zhvillim të qëndrueshëm social-ekonomik të vendit, i ndërthurur me programin për integrim në BE dhe në strukturat e NATO-s, dhe zbatimin e Objektivave të Mijëvjeçarit

Lexo më shumë...

Ndihma e Huaj

Nga bashkërendimi i ndihmës së huaj në Shqipëri, DEBASKON-i i ofron qeverisë një pikë kontakti dhe orientimi për donatorët në lidhje me çështjet strategjike siç përcaktohet në Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim, duke përforcuar kështu rolin udhëheqës të qeverisë në këtë proces.

Lexo më shumë...
Faqe Kryesore - Lajme - Aktivitete

Qeveria shqiptare dhe Kombet e Bashkuara nënshkruajnë Programin e ri të Bashkëpunimit

01Photo: Foto: Koordinatorja e Përhershme e OKB-së, znj. Zineb Touimi-Benjelloun dhe Kryeministri i Shqipërisë, z. Sali Berisha, gjatë ceremonisë së nënshkrimit të programit të ri të bashkëpunimit për periudhën 2012-2016

 

 

Më 24 tetor 2011, Qeveria e Shqipërisë dhe Kombet e Bashkuara shënuan një hap të rëndësishëm përpara duke nënshkruar programin e ri të bashkëpunimit për periudhën 2012-2016. Programi i ri i kryesuar nga Qeveria shqiptare dhe i bazuar në pikat e forta të 20 agjencive pjesëmarrëse, programeve dhe fondeve të OKB-së, mbështet prioritetet kombëtare dhe sfidat zhvillimore të Shqipërisë në fushat e qeverisjes, shtetit të së drejtës, ekonomisë dhe mjedisit, zhvillimit rajonal e vendor dhe politikave të përfshirjes sociale. Programi mbështet Shqipërinë për të ecur përpara me Agjendën e saj të Integrimit Europian. Programi është fryt i konsultimeve të gjera me një sërë partnerësh si institucionet qendrore, shoqëria civile dhe shumë të tjera. Programi mbështetet te përvoja e fituar nga programi i mëparshëm Një OKB dhe thellon operacionet e OKB-së me qëllim që reformat t'i përgjigjen më me efikasitet prioriteteve kombëtare.

 

Gjatë fjalës së rastit, kryeministri i Shqipërisë, z. Sali Berisha, theksoi se: “Programi në pjesë vitet e ardhshme do të përqendrohet për të ndihmuar Shqipërinë në promovimin e një modeli për zhvillimin e qëndrueshëm. ‘Shqipëria, vend i zhvilluar’ është qëllimi madhor dhe ëndrra më e bukur e çdo shqiptari. Kemi të gjitha potencialet për të ndjekur këtë rrugë në interes të të gjithë shqiptarëve”.

 

Marrëveshjen e nënshkroi Ministri për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit, z. Genc Pollo, i cili u shpreh se: Qeveria shqiptare e vlerëson veçanërisht vizionin e ri që ka sjellë nisma “Delivering as One”, që ka rritur koherencën dhe bashkëpunimin mes agjencive të OKB-së dhe homologëve kombëtare, duke garantuar zotërimin e plotë të qeverisë në zbatimin e kësaj nisme. Programi i ri është një kuadër gjithëpërfshirës i mbështetjes së OKB-së për prioritetet kombëtare të Shqipërisë dhe përfaqëson një hap përpara në procesin e reformave të OKB-së”. Znj. Zineb Toumi- Benjelloun e cila nënshkroi marrëveshjen në emër të OKB-së u shpreh se: “Programi pasqyron angazhimin e përbashkët për të arritur rezultate dhe për t'i shërbyer më mirë popullit shqiptar”.

 

Programi Një OKB në Shqipëri përfshin agjenci rezidente dhe jorezidente, fonde dhe programe të OKB-së që kontribuojnë strategjikisht për realizimin e prioriteteve zhvillimore të Shqipërisë, konkretisht: Fondi i OKB-së për Fëmijët (UNICEF), Programi për Zhvillim i OKB-së (UNDP), Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNFPA), Programi i Përbashkët i OKB-së për HIV/AIDS (UNAIDS), Vullnetarët e OKB-së (UNV), Organizata e OKB-së për Barazinë Gjinore dhe Fuqizimin e Grave (UN Women), Komisioneri i Lartë për Refugjatët i OKB-së (UNHCR), Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO), Organizata Botërore e Shëndetësisë, Organizata Ndërkombëtare për Migrimin (IOM) dhe agjencitë jorezidente: Programi i OKB-së për Mjedisin (UNEP), Organizata e OKB-së për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO), Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO), Konferenca e OKB-së për Tregtinë dhe Zhvillimin (UNCTAD), Zyra e OKB-së kundër Drogës dhe Krimit (UNODC), Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA), Fondi Ndërkombëtar për Zhvillimin Bujqësor (IFAD), Qendra Ndërkombëtare e Tregtisë (ITC), Organizata e OKB-së për Zhvillimin Industrial (UNIDO) dhe Komisioni Ekonomik i OKB-së për Evropën (UNECE).