SPI

Në nëntor të vitit 2005, Qeveria Shqiptare miratoi Sistemin e Planifikimit të Integruar (SPI), një grup parimesh operative që siguron realizimin, në mënyrë sa më të efektshme dhe të harmonizuar, të planifikimit dhe monitorimit të politikave të qeverisë në tërësi.

Lexo më shumë...

skzhi

Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim 2007-20013 përfaqëson dokumentin themelor strategjik për një zhvillim të qëndrueshëm social-ekonomik të vendit, i ndërthurur me programin për integrim në BE dhe në strukturat e NATO-s, dhe zbatimin e Objektivave të Mijëvjeçarit

Lexo më shumë...

Ndihma e Huaj

Nga bashkërendimi i ndihmës së huaj në Shqipëri, DEBASKON-i i ofron qeverisë një pikë kontakti dhe orientimi për donatorët në lidhje me çështjet strategjike siç përcaktohet në Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim, duke përforcuar kështu rolin udhëheqës të qeverisë në këtë proces.

Lexo më shumë...
Faqe Kryesore - Lajme - Aktivitete

Raport Progresi 2006-2007 i SKZHI-së

Me 4 dhe 6 Nëntor 2008, DEBASKON organizoi dy tryeza të rrumbullakëta me shoqërinë civile dhe komunitetin donator për të diskutuar draftin e Raport Progresit të SKZHI-së 2006-2007.
 
Ky dokument është përgatitur nga DEBASKON në bashkëpunim me Ministritë e Linjës dhe institucione të tjera kryesore dhe fokusohet në progresin e bërë në indikatorët e përcaktuar në SKZHI, si dhe në hapat e tjerë që duhen ndërmarrë. Raporti i Progresit 2006-2007 u dërgua gjithashtu në Komisionet Parlamentare për komente dhe diskutime dhe u publikua në janar 2009  
 

 

 
 
 
 
06.11.2008