SPI

Në nëntor të vitit 2005, Qeveria Shqiptare miratoi Sistemin e Planifikimit të Integruar (SPI), një grup parimesh operative që siguron realizimin, në mënyrë sa më të efektshme dhe të harmonizuar, të planifikimit dhe monitorimit të politikave të qeverisë në tërësi.

Lexo më shumë...

skzhi

Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim 2007-20013 përfaqëson dokumentin themelor strategjik për një zhvillim të qëndrueshëm social-ekonomik të vendit, i ndërthurur me programin për integrim në BE dhe në strukturat e NATO-s, dhe zbatimin e Objektivave të Mijëvjeçarit

Lexo më shumë...

Ndihma e Huaj

Nga bashkërendimi i ndihmës së huaj në Shqipëri, DEBASKON-i i ofron qeverisë një pikë kontakti dhe orientimi për donatorët në lidhje me çështjet strategjike siç përcaktohet në Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim, duke përforcuar kështu rolin udhëheqës të qeverisë në këtë proces.

Lexo më shumë...
Faqe Kryesore - Lajme - Aktivitete

Seminar i BE-së në Sarajevë mbi Përqasjet Sektoriale

sarajevo1Më 22 -24 mars 2010, Ministria e Financës dhe Thesarit e Bosnjë-Hercegovinës në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Zgjerimit në Komisionin Europian organizoi në Sarajevo një seminar mbi Përqasjet Sektoriale. Ky seminar ofroi mundësinë e identifikimit të metodave të punës për formulimin e përqasjes sektoriale dhe për të thelluar njohuritë në aplikimin praktik në kontekstin e vendeve  kandidate për BE dhe përfituese të IPA-s. Seminari synon të ndihmojë në ngritjen e kapaciteteve për zhvillimin e përqasjeve sektoriale në vendet e angazhuara në procesin e integrimit europian. Nëpërmjet sjelljes së përvojave me programet e mëparshme, ku përfshihen edhe ato në rajone të tjera, seminari u fokusua në formulimin e udhëzimeve praktike dhe mjeteve që mund të përdoren nga aktorët dhe përfituesit në rajon.  Seminari u organizua në formën e sesioneve paralele: bazuar në katër tema kryesore: formulimi i përqasjes sektoriale, lidhja e përqasjes sektoriale me objektivat e integrimit në BE, drejtimi i qeverisë në procesin e hartimit dhe zbatimit të përqasjes sektoriale; përshtatja dhe vlerësimi i tyre. DEBASKON, në bashkëpunim me Kooperacionin Italian, Zyrat Austriake dhe Suedeze të Bashkëpunimit në Shqipëri, drejtoi sesionin e tretë në të cilin Znj. Valbona Kuko, Drejtore e DEBASKON prezantoi rolin e Qeverisë dhe mekanizmat e koordinimit në procesin dhe zbatimin e SWAPs, në Shqipëri. Ajo theksoi rëndësinë e SPI-së, i cili është duke u zbatuar në Shqipëri, ku lidhja midis planifikimit dhe PBA-së, mbetet një prioritet i lartë në politikat e Qeverisë për sektorët.  Një tjetër objektiv kryesor ishte diskutimi me pjesëmarrësit në një sesion të veçantë i mekanizmave koordinues në Shqipëri, grupeve sektoriale, iniciativës Fast-Track mbi Ndarjen e Punës(FTI/DoL), Programimi IPA-s dhe Plani i Veprimit për Harmonizim. Në mbyllje u prezantua dhe analizua edhe modeli i vetëm Përqasjes me Bazë Sektoriale i aplikuar në Shqipëri “Programi Cilësi dhe Barazi në Arsim”.

 

Materialet e kësaj ngjarjeje mund të shkarkohen këtu:

Plenary Session -Closing remarks

Session 1- Report

Session 2- Report

Session 3- Report

Session 4-Report

 

Sesion 3 (u udhëhoq nga Shqipëria) -Materialet dhe Prezantimet

 

Presentation by DSDC Director, Valbona KUKO

Presentation by Italian Cooperation, Flavio Lovisolo Presentation by Sida, Britta Olofsson MTEF presentation, Odorado Como ETF presentation, Lida Kita

FTI/DOL Concept Note European Lead Donor -definitions European DoL matrix