SPI

Në nëntor të vitit 2005, Qeveria Shqiptare miratoi Sistemin e Planifikimit të Integruar (SPI), një grup parimesh operative që siguron realizimin, në mënyrë sa më të efektshme dhe të harmonizuar, të planifikimit dhe monitorimit të politikave të qeverisë në tërësi.

Lexo më shumë...

skzhi

Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim 2007-20013 përfaqëson dokumentin themelor strategjik për një zhvillim të qëndrueshëm social-ekonomik të vendit, i ndërthurur me programin për integrim në BE dhe në strukturat e NATO-s, dhe zbatimin e Objektivave të Mijëvjeçarit

Lexo më shumë...

Ndihma e Huaj

Nga bashkërendimi i ndihmës së huaj në Shqipëri, DEBASKON-i i ofron qeverisë një pikë kontakti dhe orientimi për donatorët në lidhje me çështjet strategjike siç përcaktohet në Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim, duke përforcuar kështu rolin udhëheqës të qeverisë në këtë proces.

Lexo më shumë...
Faqe Kryesore - Lajme - Aktivitete

Seminar mbi Përqasje me Bazë Sektori(SWAP) dhe Përqasje me Bazë Programi(PBA)

pba-trainingNjë seminar mbi Përqasje me Bazë Sektori(SWAP) dhe Përqasje me Bazë Programi(PBA) u organizua më 9-10 mars 2010 nga Departamenti i Bashkërendimit të Strategjive dhe Koordinimit të Ndihmës së Huaj(DEBASKON) në bashkëpunim me Agjencinë Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA)/ dhe Ambasadën Suedeze në Tiranë në zyrën e informacionit të BE-së. Trajnimi i thelluar mbi PBA dhe/ Menaxhimin me Bazë Rezultatesh (RBM) u ndoq nga Ministritë e Linjës, anëtarë të SIDA-s dhe DEBASKON si dhe përfaqësues nga agjencitë partnere për zhvillim dhe agjencitë zbatuese me synimin që të zbërthejë e të shpjegojë konceptet e PBA-së dhe SWAP-it tek të gjithë aktorët. Dita e pare e trajnimit u fokusua në shpjegimin e kontekstit dhe tipeve te ndryshme të PBA-së dhe SWAP-it, ndërsa në ditën e dytë mjedisi u zgjodh si sektor pilot për të analizuar dhe aplikuar një model PBA-je. Zëvendësministri mjedisit, Taulant Bino bëri një paraqitje të situatës në sektor. Më pas pjesëmarrësit u ndanë në grupe të vogla pune me synimin që të mësonin se si të zbatonin praktikisht PBA-në në Shqipëri në sektorin e mjedisit si dhe të përcaktohen rolet specifike që duhet të luajë sejcili aktor (qeveria, ministritë, SIDA dhe donatorët e BE-së) si dhe hapat konkretë në këtë proces. Nëpërmjet ushtrimit praktik pjesëmarrësit arritën të skicojnë një plan pune për PBA-në dhe të përcaktojnë përbërjen e strukturave, rolet dhe detyrat. Trajnimi u kryes nga eksperti Suede, Stefan Sjolander, i ftuar nga zyra e SIDA-s në Shqipëri.

 

Prezantimet dhe materialet e trajnimit mund të shkarkohen këtu:

Programme Base Approach- presentation SWAp Concepts -presentation Public Finance Managment -presentation Guidance on Programme Based Approaches How to start working with a PBA

Implementing Environment Cross-cutting Strategy