SPI

Në nëntor të vitit 2005, Qeveria Shqiptare miratoi Sistemin e Planifikimit të Integruar (SPI), një grup parimesh operative që siguron realizimin, në mënyrë sa më të efektshme dhe të harmonizuar, të planifikimit dhe monitorimit të politikave të qeverisë në tërësi.

Lexo më shumë...

skzhi

Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim 2007-20013 përfaqëson dokumentin themelor strategjik për një zhvillim të qëndrueshëm social-ekonomik të vendit, i ndërthurur me programin për integrim në BE dhe në strukturat e NATO-s, dhe zbatimin e Objektivave të Mijëvjeçarit

Lexo më shumë...

Ndihma e Huaj

Nga bashkërendimi i ndihmës së huaj në Shqipëri, DEBASKON-i i ofron qeverisë një pikë kontakti dhe orientimi për donatorët në lidhje me çështjet strategjike siç përcaktohet në Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim, duke përforcuar kështu rolin udhëheqës të qeverisë në këtë proces.

Lexo më shumë...
Faqe Kryesore - Lajme - Aktivitete

Shqipëria nënshkruan Protokollin e Bashkëpunimit me Gjermaninë për vitet 2010-2011

03_protokolli me gjermanine

 

Në datën 18 maj 2010 u zhvilluan në Tiranë, Bisedimet Qeveritare për Protokollin e Bashkëpunimit për Zhvillim midis Republikës Federale të Gjermanisë(RFGJ) dhe Qeverisë Shqiptare për vitet 2010-2011. Këto bisedime u finalizuan me nënshkrimin e këtij protokolli nga Ministria e Financave e Republikës së Shqipërisë dhe Ministria Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim e RFGJ.

Bisedimet për palën shqiptare u drejtuan nga Ministria e Financave dhe Departamenti i Strategjive dhe Koordinimit të Donatoreve dhe u shoqëruan nga një konsultim i gjerë me Ministritë dhe institucionet përfituese nga ky protokoll si dhe me donatorët GTZ e KfW-së.

Fushat e bashkëpunimit si pjesë e këtij protokolli bashkëpunimi janë: Ujësjellësat dhe Kanalizimet, Energjia, Zhvillimi i Biznesit si dhe Arsimi dhe Formimi Profesional. Të dyja palët shprehën vendosmërinë dhe angazhimin për një vazhdimësi në bashkëpunimin në sektorët kyç, si dhe nënvijëzuan mbarëvajtjen e projekteve të zbatuara në vite.