SPI

Në nëntor të vitit 2005, Qeveria Shqiptare miratoi Sistemin e Planifikimit të Integruar (SPI), një grup parimesh operative që siguron realizimin, në mënyrë sa më të efektshme dhe të harmonizuar, të planifikimit dhe monitorimit të politikave të qeverisë në tërësi.

 Lexo me shume...

skzhi

Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim 2007-20013 përfaqëson dokumentin themelor strategjik për një zhvillim të qëndrueshëm social-ekonomik të vendit, i ndërthurur me programin për integrim në BE dhe në strukturat e NATO-s, dhe zbatimin e Objektivave të Mijëvjeçarit

Lexo me shume...

Ndihma e Huaj

Nga bashkërendimi i ndihmës së huaj në Shqipëri, DEBASKON-i i ofron qeverisë një pikë kontakti dhe orientimi për donatorët në lidhje me çështjet strategjike siç përcaktohet në Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim, duke përforcuar kështu rolin udhëheqës të qeverisë në këtë proces.

Lexo më shumë...
Faqe Kryesore - SPI

Sistemi i Planifikimit të Integruar

Në 10 nëntor të vitit 2005 me VKM nr.692, Qeveria Shqiptare miratoi Sistemin e Planifikimit të Integruar (SPI), një grup parimesh operative që siguron realizimin, në mënyrë sa më të efektshme dhe të harmonizuar, të planifikimit dhe monitorimit të politikave të qeverisë në tërësi.

Sistemi i Planifikimit të Integruar është sistemi kyç kombëtar i vendimmarrjes për përcaktimin e drejtimeve strategjike dhe shpërndarjen e burimeve. Është një proces dhe një numër produktesh që përbëjnë një kuadër të gjerë planifikimi dhe monitorimi, i projektuar për të siguruar funksionimin në mënyrë koherente, të efektshme dhe të integruar të proceseve kryesore financiare dhe të politikave të qeverisë shqiptare.


Dy janë proceset kryesore që mbulojnë të gjitha organizatat dhe aktivitetet qeveritare:

 

  • Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim (SKZHI), e cila përcakton objektivat afatmesme dhe afatgjata të qeverisë dhe strategjitë për të gjithë sektorët bazuar në një vizion kombëtar; dhe
  • Programi Buxhetor Afatmesëm (PBA), i cili kërkon nga çdo ministri hartimin e një plani 3-vjeçar për arritjen e rezultateve të programit, të qëllimeve dhe objektivave politike brenda tavanit të shpenzimeve të ministrisë, i përcaktuar në planin fiskal të qeverisë.

 

Veç këtyre, janë dhe 4 procese kryesore që ndikojnë një gamë të gjerë aktivitetesh dhe organizatash qeveritare dhe duhet të pasqyrohen plotësisht në SKZHI dhe PBA.

 

  • Integrimi Evropian
  • Programi i Qeverisë
  • Investimet Publike
  • Ndihma e Huaj

Misioni

Qëllimi kryesor i SPI-së është të shmangë copëzimin dhe përsëritjen mes politikave kryesore të qeverisë dhe proceseve të planifikimit financiar.

Ky mision mbështet objektivin gjithëpërfshirës të SPI-së për hartimin e një plani strategjik, të integruar, strukturor dhe të përgjegjshëm për Shqipërinë, si edhe objektivat e tij dytësore, përfshirë harmonizimin dhe përshtatjen e sistemeve ekzistuese të planifikimit dhe monitorimit brenda sistemit të ri; riorganizimin e strukturave organizative sipas sistemit të ri, dhe shmangien e kërkesave të përsëritura për ministritë nga ana e institucioneve qendrore.

Arritjet e SPI-së

I miratuar në vitin 2005, SPI-ja ka kontribuar dukshëm në mënyrën e qeverisjes së Shqipërisë. Në këto tre vjet e gjysmë, Qeveria e Shqipërisë ka ndërtuar një sistem kombëtar planifikimi që:

  • është në interes të qytetarëve shqiptarë – Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim (SKZHI) hap rrugën drejt objektivave kryesore kombëtare për zhvillim social-ekonomik, integrim evropian dhe hyrje në Nato;
  • është pronë e qeverisë shqiptare– vendimet kyçe të SPI-së merren nga Komiteti i Planifikimit Strategjik; i kryesuar nga Kryeministri;
  • bazohet në rezultate– Programi Buxhetor Afatmesëm garanton lidhjen e shpenzimeve me rezultatet konkrete, të shprehura si qëllime, objektiva dhe përfundime; një grup treguesish po hartohet për çdo strategji sektoriale;
  • është i sigurtë nga ana fiskale– çdo vit, procesi i SPI-së fillon me përcaktimin e një parashikimi 3-vjeçar makro-ekonomik; përparësitë politike dhe tavanet e ministrive përcaktohen brenda këtij kuadri;
  • është gjithëpërfshirës– grupe këshillimi ekzistojnë për çdo strategji sektoriale; grupe pune sektoriale qeveri-donatorë sigurojnë që ndihma e huaj të jetë në përputhje me përparësitë kombëtare; konferenca të shoqërisë civile do të mbahen çdo vit për të shqyrtuar progresin;
  • është transparent– Planet vjetore të Integruara të Ministrive dhe Raportet Vjetore të Rezultateve që paraqesin rezultatet e arritura kundrejt pritshmërive do të jenë në dispozicion në faqet zyrtare të ministrive dhe të SKZHI-së në Internet;

 

Për më shumë informacion mund t’i referoheni Manualit të SPI-së.