SPI

Në nëntor të vitit 2005, Qeveria Shqiptare miratoi Sistemin e Planifikimit të Integruar (SPI), një grup parimesh operative që siguron realizimin, në mënyrë sa më të efektshme dhe të harmonizuar, të planifikimit dhe monitorimit të politikave të qeverisë në tërësi.

Lexo më shumë...

skzhi

Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim 2007-20013 përfaqëson dokumentin themelor strategjik për një zhvillim të qëndrueshëm social-ekonomik të vendit, i ndërthurur me programin për integrim në BE dhe në strukturat e NATO-s, dhe zbatimin e Objektivave të Mijëvjeçarit

Lexo më shumë...

Ndihma e Huaj

Nga bashkërendimi i ndihmës së huaj në Shqipëri, DEBASKON-i i ofron qeverisë një pikë kontakti dhe orientimi për donatorët në lidhje me çështjet strategjike siç përcaktohet në Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim, duke përforcuar kështu rolin udhëheqës të qeverisë në këtë proces.

Lexo më shumë...
Faqe Kryesore - DEBASKON - Stafi

Stafi i DEBASKON

Znj.Valbona Kuko
Znj.Valbona Kuko
Znj.Valbona Kuko është Drejtore e DEBASKON. Ajo u bë pjesë e departamentit në vitin 2006 dhe ka qenë drejtore e Njësisë së Koordinimit të Ndihmës së Huaj prej dy vitesh. Znj.Kuko është përgjegjëse për bashkërendimin e efektshëm nga ana e DEBASKON-it në mënyrë që ndihma e huaj të mbështesë drejtpërdrejt përparësitë e Qeverisë dhe që informacioni përkatës të merret dhe të qarkullojë mes ministrive dhe donatorëve. Ajo zotëron një diplomë MBA (Master of Business Administration) nga Universiteti i Nebraskës dhe një diplomë Masteri II nga Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë. Përvoja e saj e punës gjatë 14 viteve të fundit ka qenë kryesisht e lidhur me koordinimin e donatorëve dhe çështje të Integrimit Evropian.
Read CV
Znj. Oriana Arapi
Znj. Oriana Arapi
Znj. Oriana Arapi drejton njësinë e SKZHI-së që nga muaji maj 2010. Ajo ka filluar punë pranë DEBASKON-it si koordinatore për SKZHI-në në vitin 2007. Puna e saj fokusohet në zbatimin, monitorimin dhe vlerësimin e SKZHI-së; në koordinimin e politikave, analizat vlerësuese dhe raportet e monitorimit që kanë të bëjnë me disa sektorë si energjia, zhvillimi rajonal, arsimi, zhvillimi i biznesit, përfshirja sociale, decentralizimi, etj. Fushat kryesore të ekspertizës mbulojnë formulimin e politikave dhe strategjive, analizat dhe raportimin, proceset e planifkimit strategjik, zhvillimin urban dhe social-ekonomik, decentralizimin dhe zhvillimin rajonal. Ajo ka një diplomë Master në Studime Evropiane nga Universiteti i Danubit, Austri.
Read CV
Znj.Azeta Xhafka
Znj.Azeta Xhafka
Znj.Azeta Xhafka ka punuar si koordinatore e ndihmës së huaj që prej vitit 2007. Ajo është përgjegjëse për Projektet e Bankës Botërore dhe Fondin e Trustit të SPI-së dhe për donatorë të tjerë si SAID, Greqia, Holanda, Turqia, DFID, Franca, Polonia, dhe Kanadaja. Puna e saj përfshin monitorimin dhe vlerësimin e progresit të komponentëve të ndryshëm të projektit si dhe koordinimin e ndihmës së komunitetit të donatorëve me përparësitë e ministrive të linjës. Ajo ka një diplomë M.A. në Biznes Ndërkombëtar dhe një specializim në Financë Ndërkombëtare nga Shkolla Ndërkombëtare e Biznesit pranë Universitetit Brandeis në Massachusetts, SHBA
Read CV
Znj. Manjola Duli
Znj. Manjola Duli
Znj. Manjola Duli është bërë anëtare e stafit të DEBASKON, koordinatore e SKZHI-së që prej muajit tetor 2009. Ajo ka përvojë dhe arsim në shkenca sociale dhe administratë publike. Znj. Duli ka menaxhuar projekte për përgatitjen e planeve urbane dhe sociale dhe programeve të zhvillimit lokal. Ajo ka eksperiencë në çështjet gjinore, arsimimin e të rinjve, integrimin e komunitetit Rom si dhe eksperiencë kërkimore në çështjet sociale dhe zhvillimin e infrastrukturës. Tek DEBASKON ajo është përgjegjëse për disa sektorë të SKZHI-së si: ekonomia, financat publike, shëndetësia, të drejtat e pronës etj.
Read CV
Znj. Alpina Qirjazi
Znj. Alpina Qirjazi
Znj. Alpina Qirjazi ka filluar punë në Departament si konsultente për koordinimin e SPI në qershor 2009, pas 16 vite eksperience me agjenci të ndryshme qeveritare dhe donatore për cështje të ndryshme të zhvillimit. Që prej qershorit 2010, ajo punon si koordinatore e ndihmës së huaj dhe është përgjegjëse për agjencitë e OKB dhe Programin Një OKB, Suedinë, Spanjën, Japoninë, Kinën, et. Znj. Qirjazi ka përfunduar studimet për financë dhe matematikë dhe zotëron një diplomë Master në Administrim Publik nga Universiteti i Nebraskës dhe Universiteti i Tiranës, Fakulteti Ekonomik. Ajo ka ekspertizë dhe eksperiencë në financë, koordinim programesh, menaxhim, monitorim dhe vlerësim.
Read CV
Z. Josif Gjani
Z. Josif Gjani
Z. Josif Gjani u bë pjesë e DEBASKON në nëntor 2009 si konsulent lokal për koordinimin e SPI, dhe si person kontakti i DEBASKON për Grupet Sektoriale të Punës dhe Pistën e Shpejtë të Ndarjes së Punës (FTI/DoL). Në shtator 2010 ai u emërua si koordinator pranë DEBASKON dhe është kryesisht përgjegjës për zbatimin e programeve të BE/IPA dhe zbatimin e përqasjeve sektoriale në sektorë të ndryshëm, si dhe për disa sektorë të SKZhI, si: Mjedisin, Zhvillimi i SME-ve, Bujqësia dhe Zhvillimi rural, etj. Ai ka përfunduar studimet në Ekonomia e Zhvillimit dhe Bashkëpunimi Ndërkombëtar" në Fakultetin Ekonomik, Universiteti i Firences (Universita’ degli Studi di Firenze), Itali dhe ka një Master Shkencor në Zhvillim Ekonomik të Avancuar: me fokusim në Ekonomi Ndërkombëtare nga i njëjti universitet.
Read CV
Znj. Florensa Haxhi
Znj. Florensa Haxhi
Znj. Florensa Haxhi ka filluar pune si Koordinatore prane DEBASKON ne qershor 2010. Eksperienca dhe arsimimi i saj fokusohen kryesisht ne administrim / koordinim dhe finance. Znj. Haxhi ka punuar ne sektorin privat te arsmit te larte si nje koordinatore per studimet pasuniversitare dhe si udheheqese e menaxhimit te projekteve te ndryshme. Prane DEBASKON, ajo eshte kryesisht pergjegjese per sektoret e Drejtesise dhe Puneve te Brendshme, Punet e Jashtme, Mbrojtja, dhe Tekologjia dhe Inovacioni. Znj. Haxhi ka nje diplome bachelor ne Administrim Biznesi dhe Finance nga Universiteti shteteror in Nju Jorkut, ShBA, dhe nje diplome masteri ne Administrim Biznesi me fokusim ne Financa Nderkombetare nga Ecole Superieure de Gestion, ne Paris, France.
Read CV
Z. Klodjan Seferaj
Z. Klodjan Seferaj
Z. Klodjan Seferaj ka filluar punë në Departament si konsulent për koordinimin e SPI në qershor 2009. Që prej qershorit 2010, ai punon si koordinator i ndihmës së huaj dhe është përgjegjës ndërmjet të tjerash për Italinë, Zvicrën, BERZH-in, BEI-n, dhe CEB-in. Fushat kryesore të ekspertizës së tij përfshijnë menaxhimin financiar, politikat e përqasjeve sektoriale, dhe koordinimin e donatorëve. Ka qenë shumë i përfshirë në analizat e lidhura me politikat e buxhetimit, si dhe analizat sektoriale të arsimit dhe financave publike. Përvojë të mëparshme në menaxhimin e projekteve/programeme dhe me eksperiencë në studime dhe hulumtimet në terren, analizat e fizibilitetit dhe vlerësimet sociale, planifikimin, zbatimin, monitorimin dhe vlerësimin e projekteve/programeve.
Read CV
 

 Kontakte DEBASKON

Valbona Kuko

Drejtore e Departamentit

valbona.kuko@km.gov.al

2277358

Njësia e Bashkërendimit të Strategjive

 

 

Oriana Arapi

 

Drejtore e Njësisë oriana.arapi@km.gov.al 2277372

 

Josif Gjani

 

Koordinator josif.gjani@km.gov.al 2277463

 

Manjola Duli

 

Koordinator manjola.duli@km.gov.al 2277328

Florensa Haxhi

Koordinator

florensa.haxhi@km.gov.al

 

 2277373

 

Njësia e Koordinimit të Ndihmës së Huaj

 

Azeta Xhafka

 

Koordinator

azeta.xhafka@km.gov.al 2277731

 Alpina Qirjazi

Koordinator

alpina.qirjazi@km.gov.al

2277311

 

 Klodjan Seferaj

 

 Koordinator

 

 klodjan.seferaj@km.gov.al

 

2277466

 

Aktualisht pranë DEBASKON po punojnë ekspertët si më poshtë:

Irma Themeli, Konsulente lokale, SPI

Nevila Çomo, Konsulente lokale për Ndihmën e Huaj

Sotiraq Guga, Konsulent ndërkombëtar për Ndihmën e Huaj