Struktura organizative
Departamenti i Bashkërendimit të Strategjive dhe Koordinimit të Ndihmës së Huaj përbëhet nga dy njësi: Njësia e Bashkërendimit të SKZHI-së dhe Njësia e Koordinimit të Ndihmës së Huaj, me nga tre koordinatorë secila. DEBASKON-i kryesohet nga znj. Valbona Kuko, ndërsa njësia e SKZHI-së drejtohet nga znj. Oriana Arapi. Departamenti punon ngushtë me ministritë e linjës, institucionet publike dhe komunitetin e donatorëve. DEBASKON ka një ekip të motivuar dhe të përkushtuar që punon në një terren sfidues dhe dinamik, me mbështetjen e ndihmës teknike ndërkombëtare dhe lokale.
