Strukturat e
SPI-së
Qeveria ka ngritur dy Komitete ndërministrore dhe një departament të ri për të mbikëqyrur zbatimin e SPI-së.
Kuadri i planifikimit dhe monitorimit të gjerë SPI është drejtuar nga këto struktura institucionale të rëndësishme:
Komiteti i Planifikimit Strategjik (KPS)
Komiteti i Planifikimit Strategjik (KPS) - një komitet ndërministror i kryesuar nga Kryeministri, përcakton politikën e qeverisë, përparësitë fiskale dhe rishikon planet e ministrisë për të ofruar këto përparësi.
Komiteti i Modernizimit të Qeverisë (KMQ)
Komiteti i Modernizimit të Qeverisë (KMQ) - një komitet ndërministror i kryesuar nga zëvendës kryeministri miraton metodologjitë e SPI-së dhe monitoron zbatimin e SPI-së.
Grupi i Punës për Strategji, Buxhet dhe Integrim
Grupi i Punës për Strategji, Buxhet dhe Integrim, i krijuar në secilën ministri linje, kryesohet nga ministri dhe drejtorët e nivelit të lartë të ministrisë pjesëmarrëse.
Grupi Mbështetës i SPI-së (Sistemi i Planifikimit të Integruar)
Qeveria e Shqipërisë krijoi në nëntor 2005 një Grup Mbështetës të SPI-së, i cili është një forum bashkëpunimi midis qeverisë dhe donatorëve në lidhje me procesin e SPI-së.
Qëllimi i tij është:
- të sigurojë bashkëpunim më të mirë për qeverisje dhe angazhim të donatorëve në proceset e SPI-së;
- të ofrojë këshilla, udhëzime strategjike dhe mbështetje për procesin e zbatimit të SPI-së;
- të veprojë si një mjet shtytës për monitorim dhe raportim në mbështetje të kushteve të marrëveshjes administrative për Fondin e Besimit të SPI-së i krijuar në ndihmë të zbatimit të SPI-së;
- të shqyrtojë procesin e zbatimit të SPI-së nëpërmjet mekanizmave të monitorimit dhe të raportimit SPI;
- të sigurojë në mënyrë të vazhdueshme informacion të rrjedhshëm për donatorët, në mënyrë që të rritet në maksimum kontributi i donatorëve në kuadrin e SPI-së.
Për të parë agjendën e takimeve për të gjitha strukturat e SPI-së dhe afatet për proceset, lutemi të konsultoni kalendarin e SPI-së.