SPI

Në nëntor të vitit 2005, Qeveria Shqiptare miratoi Sistemin e Planifikimit të Integruar (SPI), një grup parimesh operative që siguron realizimin, në mënyrë sa më të efektshme dhe të harmonizuar, të planifikimit dhe monitorimit të politikave të qeverisë në tërësi.

Lexo më shumë...

skzhi

Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim 2007-20013 përfaqëson dokumentin themelor strategjik për një zhvillim të qëndrueshëm social-ekonomik të vendit, i ndërthurur me programin për integrim në BE dhe në strukturat e NATO-s, dhe zbatimin e Objektivave të Mijëvjeçarit

Lexo më shumë...

Ndihma e Huaj

Nga bashkërendimi i ndihmës së huaj në Shqipëri, DEBASKON-i i ofron qeverisë një pikë kontakti dhe orientimi për donatorët në lidhje me çështjet strategjike siç përcaktohet në Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim, duke përforcuar kështu rolin udhëheqës të qeverisë në këtë proces.

Lexo më shumë...
Faqe Kryesore - Lajme - Aktivitete

Takimi i 9-të i Grupit Mbështetës të SPI-së u mbajt më 29 maj 2009

Më 29 maj 2009, Grupi Mbështetës i SPI-së organizoi takimin e tij të nëntë të drejtuar nga Znj. Valbona Kuko, Drejtore e Njësisë së Koordinimit të Ndihmës së Huaj në Departamentin e Bashkërendimit të Strategjive dhe Koordinimit të Ndihmes së Huaj ku morën pjesë përfaqësues të donatorëve si KE, Austria, Hollanda, Suedia, Zvicra, Banka Botërore dhe PNUD. Qëllimi i takimit ishte të shihej progresi dhe arritjet e SPI-së dhe në vecanti të Fondit të Besimit të SPI-së.

Dokumentat e këtij takimi mund të shkarkohen këtu. (Jane të vlefshme  vetëm në gjuhën angleze)