SPI

Në nëntor të vitit 2005, Qeveria Shqiptare miratoi Sistemin e Planifikimit të Integruar (SPI), një grup parimesh operative që siguron realizimin, në mënyrë sa më të efektshme dhe të harmonizuar, të planifikimit dhe monitorimit të politikave të qeverisë në tërësi.

Lexo më shumë...

skzhi

Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim 2007-20013 përfaqëson dokumentin themelor strategjik për një zhvillim të qëndrueshëm social-ekonomik të vendit, i ndërthurur me programin për integrim në BE dhe në strukturat e NATO-s, dhe zbatimin e Objektivave të Mijëvjeçarit

Lexo më shumë...

Ndihma e Huaj

Nga bashkërendimi i ndihmës së huaj në Shqipëri, DEBASKON-i i ofron qeverisë një pikë kontakti dhe orientimi për donatorët në lidhje me çështjet strategjike siç përcaktohet në Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim, duke përforcuar kështu rolin udhëheqës të qeverisë në këtë proces.

Lexo më shumë...
Faqe Kryesore - Lajme - Aktivitete

Të mësosh për Buxhetimin Gjinor në Austri

  14

Foto: Vizitë studimore 3-ditore në Vjenë të Austrisë për nëpunësit shtetërorë, organizuar nga UN Women Albania në bashkëpunim të ngushtë me Agjencinë Austriake për Zhvillim

 

Më 13-15 shtator 2011, në kuadrin e Programit Rajonal për Politikat Gjinore, UN Women Albania në bashkëpunim të ngushtë me Agjencinë Austriake për Zhvillim (ADA), organizoi një vizitë studimore 3-ditore në Vjenë të Austrisë për nëpunësit shtetërorë nga Ministria e Financës, Ministria e Brendshme, Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, si edhe të përfaqësuesve të Departamentit të Bashkërendimit të Strategjive dhe Koordinimin e Ndihmës së Huaj.

 

Objektivi i vizitës studimore ishte shkëmbimi i përvojës dhe përballja me raste konkrete austriake, për të parë instrumentet e futjes së dimensionit gjinor në politika dhe buxhete, duke përdorur mjetet dhe metodologjitë e Politikave Përgjegjëse Gjinore (GRP). Austria është i pari vend evropian që futi Politikat Përgjegjëse Gjinore në Kushtetutë (2009), si edhe në Aktin Federal të Buxhetit që hyn në fuqi në vitin 2013. Në takime të ndryshme me përfaqësues të Qeverisë austriake (Kancelarinë Federale, Ministrisë së Financave, Ministrisë për Gratë dhe Shërbimin Civil, Departamentit të Politikave Tatimore dhe Legjislacionit Tatimor, Drejtorisë së Statistikave të Popullsisë dhe Statistikave Sociale, Departamentit të Grave në Bashkinë e Vjenës, Ministrisë Federale të Punës, Çështjeve Sociale dhe Mbrojtjes së Konsumatorit dhe në selinë e Agjencisë Austriake për Zhvillim), delegacioni shqiptar pati mundësinë të njihet nga afër me GRP-në dhe reformën buxhetore, me mekanizmat e zbatimit dhe monitorimit të buxhetimit gjinor, me sistemin e menaxhimit të cilësisë dhe me fushatat informuese në nivel vendor.