Tryeza e Rrumbullakët Qeveri-Donatorë u organizua në datën 4 qershor 2010 ora 09:30-13:00 në Hotel Sheraton
Qeveria Shqiptare organizoi “Tryezën e Rrumbullakët Qeveri-Donatorë” nën drejtimin e Ministrit për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit Genc Pollo. Komuniteti donator u përfaqësua nga ambasadorë, kryetarë të përfaqësive diplomatike si dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare në vend.
Ky forum është një mundësi shumë e mirë për të diskutuar progresin e bërë me reformat si dhe çështje të koordinimit të donatorëve dhe efektivitetit të ndihmës së huaj.
Lexo më shumë