Tryeza e Rrumbullakët Qeveri-Donatorë u organizua në datën 13 nëntor 2009 ora 10:00-13:00 në Hotel Tirana International, Salla Balsha
Qeveria Shqiptare organizoi “Tryezën e Rrumbullakët Qeveri-Donatorë” nën drejtimin e Ministrit të Shtetit z. Genc Pollo dhe me pjesëmarrjen e Ministres së Integrimit Europian, Ministrit të Financave si dhe zyrtarë të tjerë të lartë. Komuniteti donator u përfaqësua nga ambasadorë, kryetarë të përfaqësive diplomatike si dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare në vend.
Ky forum është një mundësi shumë e mirë për të diskutuar progresin e bërë me reformat si dhe çështje të koordinimit të donatorëve dhe efektivitetit të ndihmës së huaj.