Baza e të dhënave të donatorëve
DEBASKON-i, së bashku me STD-në, kanë themeluar një bazë të dhënash për donatorët, një kontribut i përbashkët i komunitetit të donatorëve dhe institucioneve të Qeverisë. Baza e të dhënave jep informacione të përditësuara për të gjithë ndihmën e dhënë Shqipërisë nga donatorët që veprojnë në vend. Më konkretisht, sistemi përfshin të dhëna mbi emrin e një projekti, angazhimin financiar në total të ndërmarrë për projektin, vlera totale e lëvrimit, lëvrimet për vitet 2007-2011, llojin e ndihmës së dhënë (grant kundrejt kredi) etj.
Baza e të dhënave synon të ndihmojë në rritjen e bashkërendimit dhe në zvogëlimin e mbivendosjeve të mundshme midis projekteve ose donatorëve, dhe do të jetë një ndihmë edhe në përgatitjen e Raporteve Vjetore të Progresit të Ndihmës së huaj. Së fundmi, informacionet që përmban kjo bazë të dhënash, mund të përdoren gjithashtu për të orientuar më mirë ndihmën e huaj drejt nevojave të vendit dhe përparësive strategjike dhe sektoriale.
Lutemi të gjeni më poshtë dosjet e nxjerra nga baza e të dhënave të DEBASKON-it e përditësuar në qershor 2011. Tabelat janë të shkarkueshme ne format excel për lehtësinë tuaj. Shifrat janë në Euro.